Agjent të Shitjes në Terren
SHPALLJE PUNE
“Tilda Tobacco” L.L.C. kërkon të punësojë Agjentë të Shitjes në Terren.
Kushtet
• Arsimi i detyruar i përfunduar.
• Patentë shoferi e vlefshme dhe përvojë në vozitje.
• Përvoja e mëparshme në shitje përbën përparësi, por nuk është kusht i domosdoshëm për aplikim.
• Aftësi të mira komunikimi për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie të mira me klientët.
• Aftësi të mira analitike për të përmbledhur dhe analizuar çështje të ndërlikuara.
• Këmbëngulje për të arritur dhe tejkaluar objektivat e shitjes.
• Vlera të larta etike dhe profesionale.Detyrat
• Viziton dhe furnizon pikat e shitjes në terren sipas planit ditor.
• Kujdeset për kushtet dhe pozicionimin e produkteve brenda pikave të shitjes.
• Identifikon dhe krijon pika të reja shitjeje.
• Shkëmben informacione të vazhdueshme me departamentin e shitjes.
• Monitoron praninë e produkteve të ngjashme në treg.Përfitimet
• Pagë fikse dhe shpërblime.
• Kontratë pune sipas ligjit në fuqi.
• Sigurim shëndetësor.Si të aplikoni
Aplikimi bëhet vetëm përmes formularit online duke klikuar "Apliko Tani" (merr rreth 2 minuta):
Plotësoni të dhënat tuaja dhe, nëse keni, ngarkoni CV-në. Aplikimet me email ose telefon nuk do të merren parasysh.
Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen në numrin e telefonit të dhënë në formular.
Nëse keni pyetje shtesë që nuk marrin përgjigje në këtë shpallje, na shkruani përmes WhatsApp ose Viber në numrin: +383 (0) 44 318 655
Ju lutemi, mos telefononi. Në këtë numër përgjigjemi vetëm me shkrim.