KosovaJob

Agjent i Shitjes

Lokacioni Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Prizren, Vushtrri Orari Full Time Kategoria Retail dhe Distribuim Skadon më 11 dhjetor 2026
Apliko tani
	 	 

Agna Kosova, pjesë e Agna Group po kërkon njerëz energjikë e të vendosur, që i shikojnë sfidat si mundësi, të gatshëm për tu përballur çdo ditë me dinamikat e tregut dhe që e kanë pasion shitjen dhe punën në terren, për t’i punësuar si agjent shitjesh në Departamentin e shitjes për regjionet Prishtinë, Mitrovicë, Vushtrri, Ferizaj, Prizren.

Detyrat kryesore:

  • Krijon, zhvillon dhe mban marrëdhënie të mira me klientët   

  • Realizon objektivat e shitjes

  • Ambasador për  brandet dhe imazhin e kompanisë në treg

  • Njeh problemet apo mundësitë e tregut dhe ofron zgjidhje kreative   

  • Informohet për konkurrentët dhe raporton bazuar në standardet e kompanisë   

  • Përkrah dhe nxit shitjen e produkteve të reja

  • Mbështet me entuziazëm çdo aktivitet të organizuar nga kompania 

  • Përditëson njohuritë dhe zhvillohet profesionalisht

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë 

  • Të ketë gatishmëri të lartë për t’i shërbyer klientëve

  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi

  • Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale 

  • Të ketë vetëbesim dhe motivim të lartë 

  • Të ketë këmbëngulje dhe fokus tek objektivat

  • Të ketë njohuri të mira  të gjuhës angleze

  • Të ketë njohuri të mira  të paketës Microsoft Office

  • Leje drejtimi automjeti

Dërgoni CV-në tuaj tek hr@agnakosova.com

Afati i aplikimeve: 11.12.2026

 

Afati: 11 dhjetor 2026 · edhe 14 ditë
Apliko tani
AGNA Kosova
Retail dhe Distribuim
10Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 11/12/26 (14 ditë)
Orari Full Time