Asistent/e i/e Shitjes (5)
KONKURS PUNE – Asistent/e i/e Shitjes (5 pozita)
Maison BLINI – Haute CoutureBLINI është shtëpi e modës haute couture me mbi 20 vjet përvojë. Kemi atelie në Prishtinë dhe Drenas, dhe fustanet tona i krijojmë sipas masave për kliente nga e gjithë bota. Për shkak të zgjerimit të ekipit të shitjes, kërkojmë 5 asistentë/e të shitjes, të motivuar dhe ambiciozë.
Lokacioni: Prishtinë, në ambientet e kompanisë (BLINI Fashion House, Çagllavice, Magjistralja Prishtinë–Ferizaj)
Mënyra e punës: Vetëm në zyrë. Puna nga shtëpia ose në distancë nuk ofrohet.
Orari: Full time, me ndërrime
Afati i aplikimit: DERI 28.12.2026Detyrat kryesore:
- Komunikimi me klientet ndërkombëtare në gjuhën angleze, përmes Instagram, Facebook, WhatsApp dhe telefonit
- Këshillimi i klienteve për modelet, materialet dhe marrjen e masave
- Udhëheqja e klientes nga pyetja e parë deri te porosia dhe pagesa
- Ndjekja e klienteve (follow-up) dhe kujdesi për to deri në dorëzimin e fustanit
- Regjistrimi i porosive në sistemin tonë të brendshëm
- Bashkëpunimi i ngushtë me ekipin e prodhimit
Kërkesat:
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, të shkruar dhe të folur (kusht)
- Përvojë pune në shitje, së paku 1 vit (kusht). Përvoja në modë, në produkte luksi ose në shitje online është përparësi.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bindjeje
- Njohje e mirë e rrjeteve sociale dhe e punës me kompjuter
- Njohja e gjuhëve të tjera (gjermanisht, italisht, frëngjisht, turqisht, arabisht) është përparësi
- Gatishmëri për të punuar çdo ditë në ambientet e kompanisë në Prishtinë (kusht)
- Përkushtim, saktësi, qëndrim pozitiv dhe punë në ekip
Ofrojmë:
- Pagë bazë 600€ neto + bonus mujor mbi shitjet e realizuara
- Kontratë pune dhe pagesë të rregullt
- Trajnim profesional në shitjen e haute couture
- Ambient pune prestigjioz, në një brend me kliente në mbarë botën
- Mundësi avancimi për ata që dallohen
Shënim i rëndësishëm: Puna kryhet tërësisht në ambientet e kompanisë, sepse asistentët punojnë drejtpërdrejt me ekipin e shitjes, me showroom-in dhe me prodhimin. Ju lutemi mos aplikoni nëse kërkoni punë nga shtëpia.
Si të aplikoni:
Dërgoni CV-në në hr@bliniofficial.com, me titull "Asistent/e i/e Shitjes", ose përmes butonit "Apliko" në KosovaJob. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.