Hipp hap konkurs për pozitat:
- Merchandiser/e
- Menaxher/e e Brendit / Brand Manager
- Liferues / Shpërndarës i Mallit
- Punëtor për Etiketim/ Stikera të Produkteve
- Supervizor/e i/e Shitjes
Pozita: Merchandiser/e
Vendi i Punës: Prishtinë / Fushë Kosovë
Vendi i Punës: Gjilan / Viti
Detyrat Kryesore:
- Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen, pozicionimin dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të kompanisë në pikën e caktuar.
- Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për brendet e caktuara në treg.
- Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit të produkteve të brendit përkatës brenda pikave të caktuara të shitjes.
- Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitësve me pakicë, mbanë freskinë e produkteve kryesore.
- Kontrollon freskinë dhe implementon principin “First In First Out” (i pari hyn i pari del nga rafti).
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
- Të ketë minimalisht 6 muaj përvojë në të njëjtin profil pune (përparësi);
- Të jetë i/e gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.
- Kategoria B e obliguar
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në email: babyworldapliko@gmail.com
KONKURS PUNE
Pozita: Menaxher/e e Brendit / Brand Manager
Lokacioni: Prishtinë
Kompania jonë është në kërkim të një kandidateje profesionale, të përgjegjshme dhe të motivuar për pozitën Menaxher/e e Brendit / Brand Manager. Kandidatja e përzgjedhur do të jetë përgjegjëse për menaxhimin, zhvillimin dhe përfaqësimin e brendit në treg, duke bashkëpunuar ngushtë me ekipin e shitjes, marketingut, logjistikës, klientët dhe partnerët/furnitorët ndërkombëtarë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhon dhe zhvillon strategjinë e brendit në treg.
- Planifikon, organizon dhe koordinon aktivitetet e marketingut dhe trade marketingut.
- Bashkëpunon me ekipin e shitjes për arritjen e objektivave mujore dhe vjetore.
- Monitoron performancën e shitjes, stokun, trendet e tregut dhe aktivitetet e konkurrencës.
- Siguron prezencë të mirë të produkteve në pikat e shitjes, duke përfshirë vendosjen, dukshmërinë dhe materialet promocionale.
- Koordinon lansimin e produkteve të reja në treg.
- Përgatit raporte periodike për shitjet, aktivitetet promocionale, stokun dhe performancën e brendit.
- Mban komunikim të rregullt me furnitorët dhe partnerët e brendit.
- Kujdeset që standardet dhe imazhi i brendit të zbatohen në mënyrë korrekte në treg.
- Propozon kampanja, oferta, promocione dhe aktivitete për rritjen e shitjes.
- Bashkëpunon me departamentin e furnizimit dhe logjistikës për planifikimin e stokut dhe shmangien e mungesave në treg.
- Mbikëqyr materialet promocionale, katalogët, përmbajtjen digjitale dhe komunikimin e brendit.
- Viziton pikat e shitjes dhe përcjell gjendjen reale të produkteve në treg.
Kriteret e kërkuara:
- Diplomë universitare në Marketing, Menaxhment, Ekonomi, Biznes ose fusha të ngjashme.
- Përvojë pune në menaxhim brendi, marketing, shitje, trade marketing ose distribucion.
- Përparësi kanë kandidatet me përvojë në kompani distributive , farmaceutike, ushqimore ose produkte për fëmijë.
- Aftësi për analizimin e shitjeve, tregut dhe konkurrencës.
- Njohuri shumë të mira të programeve MS Office, veçanërisht Excel dhe PowerPoint.
- Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme.
- Patentë shoferi kategoria B përbën përparësi.
Aftësitë e dëshiruara:
- Aftësi të mira negociuese dhe komerciale.
- Kuptim i mirë i tregut dhe sjelljes së konsumatorit.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të respektuar afatet.
- Profesionalizëm në komunikim me klientë, partnerë dhe furnitorë.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatet e interesuara duhet të dërgojnë CV-në e tyre në adresën tonë të emailit. babyworldapliko@gmail.com
Pozita: Liferues / Shpërndarës i Mallit
Përshkrimi i pozitës
Kompania jonë është në kërkim të një kandidati të përgjegjshëm dhe korrekt për pozitën Liferues / Shpërndarës i Mallit. Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për shpërndarjen e mallrave te klientët, dorëzimin e porosive sipas kërkesave përkatës dhe kujdesin ndaj mallrave gjatë transportit.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Bën shpërndarjen e mallrave te klientët sipas planit ditor.
- Kujdeset për ngarkimin, transportin dhe shkarkimin e mallrave.
- Dorëzon mallin në mënyrë të rregullt dhe sipas faturav përkatës.
- Kontrollon sasinë dhe gjendjen e mallrave gjatë pranimit dhe dorëzimit.
- Merr nënshkrimet dhe konfirmimet e nevojshme nga klientët.
- Kujdeset për automjetin e kompanisë dhe e mban atë në gjendje të rregullt.
- Raporton çdo problem gjatë shpërndarjes, si vonesa, mungesa, dëmtime ose refuzime të mallrave.
- Bashkëpunon me depon, shitjen dhe administratën për realizimin e porosive.
- Respekton oraret, itinerarin dhe udhëzimet e kompanisë.
Kriteret e kërkuara:
- Të ketë patentë shoferi, kategoria B, obligative.
- Përvojë pune si liferues, shpërndarës, vozitës ose në punë të ngjashme përbën përparësi.
- Njohje e mirë e terrenit dhe rrugëve në Kosovë.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi me klientë dhe bashkëpunëtorë.
- Të jetë i gatshëm për punë në terren dhe për lëvizje të përditshme.
- Të ketë aftësi fizike për ngarkim dhe shkarkim të mallrave.
- Të jetë i kujdesshëm me mallin, dokumentacionin dhe automjetin e kompanisë.
- Të mos ketë pengesa ligjore për ushtrimin e detyrës së vozitësit.
Aftësitë e dëshiruara:
- Përpikëri në orar dhe përgjegjësi në punë.
- Aftësi për të zgjidhur situata praktike gjatë shpërndarjes.
- Kujdes ndaj detajeve gjatë dorëzimit të mallrave.
- Gatishmëri për punë dinamike dhe në terren.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në email: babyworldapliko@gmail.com
Pozita: Punëtor për Etiketim/ Stikera të Produkteve/
Përshkrimi i pozitës
Kompania jonë është në kërkim të një kandidati/eje të përgjegjshëm/e për pozitën Punëtor/e për Etiketim të Produkteve. Kandidati/ja i/e përzgjedhur do të jetë përgjegjës/e për ngjitjen e etiketave/stikerave në produkte, duke u kujdesur që puna të kryhet me saktësi, pastërti dhe në përputhje me standardet e kompanisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Bën ngjitjen e stikerave/etiketave në produkte sipas udhëzimeve të kompanisë.
- Kontrollon që etiketa të vendoset në pozitën e duhur dhe në mënyrë të rregullt.
- Kujdeset që produktet të mos dëmtohen gjatë procesit të etiketimit.
- Kontrollon sasinë dhe cilësinë e produkteve gjatë punës.
- Ndan produktet e etiketuara nga ato të paetiketuara.
- Raporton çdo gabim, dëmtim ose mungesë të etiketave/produkteve.
- Kujdeset për pastërtinë dhe rregullin në vendin e punës.
- Bashkëpunon me depon, administratën dhe përgjegjësin e sektorit.
Kriteret e kërkuara:
- Të jetë person/e i/e përgjegjshëm/e, korrekt/e dhe i/e kujdesshëm/e.
- Të ketë vëmendje ndaj detajeve.
- Të respektojë udhëzimet dhe afatet e punës.
- Përvoja në depo, paketim, etiketim ose punë të ngjashme përbën përparësi.
- Nuk kërkohet përvojë e domosdoshme; trajnimi mund të ofrohet nga kompania.
Aftësitë e dëshiruara:
- Përpikëri dhe seriozitet në punë.
- Shpejtësi dhe saktësi gjatë kryerjes së detyrave.
- Kujdes ndaj produkteve dhe materialeve të kompanisë.
- Gatishmëri për punë dinamike në ambient depoje.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në email: babyworldapliko@gmail.com
Pozita: Supervizor/e i/e Shitjes
Përshkrimi i pozitës
Kompania jonë është në kërkim të një kandidati/eje të përgjegjshëm/e, komunikues/e dhe të orientuar drejt rezultateve për pozitën Supervizor/e i/e Shitjes. Kandidati/ja i/e përzgjedhur do të jetë përgjegjës/e për mbikëqyrjen e ekipit të shitjes, realizimin e objektivave të shitjes, zhvillimin e klientëve dhe përcjelljen e aktiviteteve në terren.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Mbikëqyr dhe koordinon ekipin e shitjes në terren.
- Planifikon dhe organizon vizitat ditore/javore të agjentëve të shitjes.
- Përcjell realizimin e objektivave të shitjes sipas zonave, klientëve dhe produkteve.
- Analizon shitjet, porositë, kthimet dhe prezencën e produkteve në treg.
- Siguron që produktet të jenë të pranishme dhe të vendosura mirë në pikat e shitjes.
- Mbikëqyr zbatimin e çmimeve, promocioneve, ofertave dhe marrëveshjeve me klientët.
- Viziton klientët kryesorë dhe kujdeset për ruajtjen e marrëdhënieve të mira me ta.
- Identifikon mundësi të reja për rritjen e shitjes dhe zgjerimin e tregut.
- Monitoron aktivitetet e konkurrencës dhe raporton ndryshimet në treg.
- Jep udhëzime dhe mbështetje për ekipin e shitjes gjatë punës në terren.
- Trajnon dhe motivon ekipin për përmirësimin e performancës.
- Përgatit raporte periodike për shitjet, aktivitetet në terren dhe rezultatet e ekipit.
- Bashkëpunon me menaxhmentin, depon, logjistikën dhe marketingun për realizimin e planit të shitjes.
- Raporton problemet me stok, dërgesa, kthime, ankesa të klientëve ose çështje të tjera operative.
Kriteret e kërkuara:
- Diplomë e shkollës së mesme; diploma universitare në Ekonomi, Menaxhment, Marketing ose fusha të ngjashme përbën përparësi.
- Përvojë pune në shitje, supervizim, distribucion, FMCG, farmaci, ushqim ose produkte të konsumit të gjerë përbën përparësi.
- Aftësi për të udhëhequr, motivuar dhe koordinuar ekipin e shitjes.
- Aftësi për analizimin e shitjeve dhe përgatitjen e raporteve.
- Njohuri të mira të programeve MS Office, veçanërisht Excel.
- Patentë shoferi kategoria B është e domosdoshme.
- Gatishmëri për punë në terren dhe udhëtime të përditshme.
- Të jetë person/e i/e përgjegjshëm/e, korrekt/e, proaktiv/e dhe i/e orientuar drejt rezultateve.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në email: babyworldapliko@gmail.com ose permes butonit "Apliko këtu"
