KONKURS PUNËSIMI
Alfa Trade shpall konkurs për pozita të lira pune në sektorin e shitjes dhe shërbimit të derivateve. Po kërkojmë kandidatë të motivuar dhe të përkushtuar për t’u bashkuar me ekipin tonë në Prishtinë.
Pozitat e hapura:
- Shitës të derivateve – 2 pozita
- Shankist/e – 2 pozita
Lokacioni: Rr. M2, Veternik, Prishtinë, Kosovë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të jetë person i/e shkathët dhe i/e gatshëm/gatshme për të mësuar shpejt
- Të tregojë motivim dhe dëshirë për punë cilësore
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me klientët dhe kolegët
- Të dijë të prezantojë në mënyrë të përshtatshme produktet dhe shërbimet
- Të respektojë rregullat, standardet e kompanisë dhe të sigurojë cilësi në shërbim
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvoja në shitje ose në rolin e shankistit/es është përparësi, por jo e domosdoshme
- Njohuri bazike në përdorimin e kasës dhe pajisjeve të shërbimit të karburanteve konsiderohen avantazh
- Aftësi për të punuar me njerëz dhe ofruar shërbim të shkëlqyer ndaj klientit
Ne ofrojmë:
- Orar pune të plotë – 8 orë në ditë
- Ambient pune profesional dhe kushte shumë të mira
- Shujtë ditore të mbuluar nga kompania
- Pagë atraktive dhe të negociueshme, sipas performancës dhe përvojës
Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në butonin "Apliko Këtu" ose në email: alfaglobe.ks@gmail.com
Ose aplikoni direkt në pompë çdo ditë:
08:00 – 16:00
