Kandidatët që duan të punojnë në Teleperformance duhet të flasin rrjedhshëm gjuhën gjermane (C1) dhe do të angazhohen për projektin OTTO i cili u jep mundësinë për të punuar nga shtëpia. Punonjësit do të pajisen nga Teleperformance me të gjitha pajisjet e nevojshme kompjuterike për të kryer punën nga shtëpia.
Ju mund të bëheni pjesë e Ditëve të Dyerve të Hapura me datën 23 gusht (e mërkurë) prej orës 09:00 deri në orën 18:00 te hoteli “Çarshia e Jupave”. Në ditët e dyerve të hapura, kandidatët intervistohen aty për aty dhe nëse tregohen të suksesshëm do të mund të pranojnë menjëherë ofertat/kontratat e punës. Kjo ngjarje organizohet me qëllim që të lehtësojë mundësitë e punësimit për të gjithë gjermano-folësit në Kosovë.
Çfarë mund të përfitoni nga punësimi në Teleperformance?
- Pagë fikse – 4 shifrore, si dhe bonuese të produktivitetit
- Punë me orar të rregullt dhe me gjysmë orari
- Kontratë të rregullt dhe pagesë të kontributeve dhe pensioneve
- Mundësi të avancimit në karrierë
- Sigurim shëndetësor të mbuluar nga Teleperformance
Për 87% të punonjësve, Teleperformance është një vend i shkëlqyer për të punuar
Teleperformance është certifikuar si “Great Place to Work” që është vlerësimi më i lartë që mund t’i jepet një kompanie që ka krijuar një mjedis të shkëlqyer pune ku punonjësit vlerësohen dhe zhvillohen.
Ju mund të bëheni pjesë e një vendi ku dëgjohet zëri juaj, puna juaj vlerësohet dhe kontributet tuaja njihen. Kjo do të thotë se punonjësit nuk janë vetëm punëtorë, por janë edhe zemra dhe shpirti i kompanisë. Që nga momenti që hyn në atë kompani, ju do të ndjeni që jeni pjesë e diçkaje të veçantë.
Kur një kompani arrin këtë qëllim të pakapshëm, është si të fitosh një medalje të artë olimpike. Punonjësit bëhen ambasadorë për vendin e tyre të punës, duke ndarë me krenari përvojat e tyre me miqtë, familjen, e madje edhe me të panjohurit.
Teleperformance e ka arritur me sukses këtë qëllim dhe për këtë arsye këtë vit është certifikuar si një Great Place to Work®, një çmim i dhënë nga instituti me të njëjtin emër me bazë në SHBA bazuar në indeksin e besimit të punonjësve ndaj punëdhënësit të tyre. Sipas të dhënave të këtij viti, deri në 87% e punonjësve i besojnë Teleperformances si një punëdhënës. E ardhmja juaj do të jetë e shkëlqyer në Teleperformance! Mos hezitoni, bashkohuni në Ditët e Dyerve të Hapura në Gjakovë!
