1
PREMIUM PLUS

Mësimdhënëse e Mësimit Plotësues

Ruaj
MindBulb Education
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Mësimdhënëse e Mësimit Plotësues

Mindbulb Education është në kërkim të kandidatëve për pozitën e mëposhtme:

  • Mësimdhënëse e mësimit plotësues për nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme të ulët.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Asistimi i fëmijëve në përfundimin e detyrave të shtëpisë dhe përforcimi i aftësive të ndryshme
    të fëmijëve përmes shpjegimeve të thjeshtësuara, mirë të planifikuara dhe përmes sigurimit të
    një larmie materialesh për përforcim.
  • Planifikimi dhe përgaditja e planeve mësimore si dhe e materialeve mësimore të cilat
    mundësojnë mësimin aktiv sipas metodologjive të MindBulb Education.
  • Përgatitja e ushtrimeve që përforcojnë leximin, komentimin, drejtshkrimin dhe bukurshkrimin
    te nxënësit.
  • Ruajtja e disiplinës në përputhje me rregullat dhe sistemet disiplinore të shkollës.
  • Shënimi i raporteve mujore mbi progresin e nxënësve.
  • Caktimi dhe vlerësimi i punës në klasë, detyrave dhe testeve.
  • Bashkëpunimi me mësimdhënës të tjerë, prindër dhe palë të interesuara si dhe marrja pjesë
    në takime të rregullta.
  • Pjesëmarrja aktive në takime të stafit që kanë për qëllim përmirësimin e suksesit të
    nxënësve/studentëve, përmirësimin e kualitetit të shërbimeve të MindBulb Education dhe
    ngjashëm.
  • Pjesëmarrja aktive në observime kolegiale dhe trajnime të organizuara nga MindBulb
    Education.

Kërkesat e profilit:

  • Diplomë universitare në fushë relevante me pozitën në fjalë.
  • Përvoj pune në edukim për së paku dy (2) vite.
  • Njohuri të shkëlqyera në lëndën e gjuhës shqipe dhe matematikës.
  • Aftësi të shkëlqyera menaxhuese.
  • Energji pozitive, ambicie dhe pasion për punën.
  • Kreativ/e
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi.
  • Njohuritë në gjuhën angleze janë bonus.

Për aplikime:
Dërgoni CV-në përmes butonit të mëposhtëm ose në info@mindbulbedu.com
Data e fundit për aplikim: 06.10.2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet