DAAKONN SH.P.K. Shpall konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës:
Numri i pozitave të hapura : 2
Lokacioni: Ferizaj
Detyrat kryesore
- Pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave të përbashkëta të hotelit sallave të konferencave, zyrave, holleve, dhomave të pushimit dhe hapësirave të tjera të përcaktuara nga Hoteli- Mercure Ferizaj;
- Pastrimi dhe dezinfektimi i banjove dhe hapsirave të përbashkëta të Hotelit;
- Sigurimi i standardeve të larta të higjienës dhe pastërtisë;
- Përdorimi i drejtë dhe i sigurt i mjeteve dhe produkteve të pastrimit;
- Raportimi i çdo dëmtimi, defekti apo mungese të konstatuar në hapësirat e Hotelit;
- Kryerja e detyrave të tjera që lidhen me funksionimin e departamentit të mirembajtjes;
- Bashkëpunimi me stafin e hotelit për të siguruar shërbim cilësor dhe përmbushjen e standardeve të përcaktuara;
- Fikja e dritave dhe mbyllja e dyerve në fund të ditës, kur është e nevojshme;
- Fleksibilitet për orare të ndryshueshme pune gjatë ditës, duke përfshirë fundjavat dhe oraret e mbrëmjes ;
- Përgjigjja ndaj thirrjeve emergjente sipas nevojës;
- Kryerja e çdo detyre tjetër të kërkuar nga përgjegjësit.
Kualifikimet dhe aftësitë
- Min 2 vjet përvojë paraprake në pastrim, hoteleri apo mirëmbajtje;
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe përkushtim në punë;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
- Gatishmëri për punë me orar fleksibil dhe në ndërrime;
- Organizim dhe menaxhim i mirë i detyrave;
- Komunikim korrekt dhe sjellje profesionale ndaj mysafirëve dhe stafit.
Përgjegjësitë shtesë (opsionale)
- Kujdesi për furnizimet e nevojshme
- Koordinimi me departamente të tjera për nevoja operative
Çfarë ofrojmë:
- Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi ne kuader te nje brendi Internacional,
- Kompensim konkurrues,
- Trajnime profesionale sipas standardeve te grupit Accor, mundësi për avancim në karrierë.
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët duhet të dërgojnë aplikimin e tyre (CV dhe referencat) në adresën ; info@daakonn.com ose permes butonit te meposhtem
Afati për aplikim është deri më 25.09.2026. Ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
