Auto Mita po zgjerohet – Bashkohu me ekipin tonë!
Dëshiron të jesh pjesë e një kompanie lidere në industrinë automobilistike?
Auto Mita, përfaqësues zyrtar i markave ndërkombëtare Renault, Dacia, Nissan dhe Volvo, po kërkon të punësojë:
Kjo pozitë ka për qëllim mirëmbajtjen e pastërtisë në ambientet e brendshme të kompanisë, duke siguruar standarde të larta higjiene për punonjësit dhe vizitorët.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Pastrimi i përditshëm i zyrave, korridoreve, tualeteve dhe hapësirave të përbashkëta;
- Mbajtja e mjediseve të brendshme të rregullta dhe higjienike;
- Përdorimi i mjeteve dhe materialeve të duhura për pastrim;
- Informimi i menaxhmentit për nevojat për furnizime higjienike ose mirëmbajtje shtesë;
- Respektimi i orarit të punës dhe rregullave të brendshme të kompanisë.
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë e mëparshme në pastrim është e dëshirueshme, por jo e domosdoshme;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi;
- Kujdes ndaj detajeve dhe përkushtim për pastërti;
- Qasje pozitive dhe sjellje profesionale në ambient pune.
Çfarë ofrojmë:
- Ambient pune të sigurt, mikpritës dhe profesional;
- Mbështetje dhe trajnim në detyrat e punës;
- Pagë konkurruese në përputhje me përvojën dhe angazhimin.
Si të aplikoni:
Të gjithë të interesuarit që i plotësojnë kriteret e lartcekura, inkurajohen të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre:
- Përmes butonit "Apliko Këtu"
- Në email-in: hr@automita.com
- Ose përmes WhatsApp / Viber në numrin: +383 45 676 676
