Konkurs pune : Quality Coordinator | SPEEEX Education
SPEEEX Education, një institucion i specializuar në ofrimin e kurseve të gjuhës gjermane dhe frënge, hap konkurs për pozitën e Quality Officer. Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që i plotësojnë kriteret e mëposhtme të aplikojnë deri më 22 tetor 2026.
Përgjegjësitë dhe detyrat:
- Mbikëqyrja e procesit të akreditimit dhe sigurimi i pajtueshmërisë me kërkesat rregullatore
- Zhvillimi dhe zbatimi i politikave dhe procedurave të sigurimit të cilësisë.
- Kryerja e auditimeve dhe vlerësimeve të programeve dhe shërbimeve arsimore (Hospitimi në gjitha pikat e SPEEEX Education)
- Analizimi i të dhënave për të identifikuar tendencat, modelet dhe fushat për përmirësim.
- Bashkëpunimi me edukatorët, administratorët dhe palët e tjera të interesuara për të adresuar çështjet e cilësisë ∙ Ofrimi i trajnimeve dhe mbështetjes për anëtarët e stafit mbi praktikat e sigurimit të cilësisë.
- Monitorimi dhe vlerësimi i efektivitetit të iniciativave të sigurimit të cilësisë.
- Komunikimi i gjetjeve dhe rekomandimeve me palët përkatëse të interesit.
- Udhëheqja ose pjesëmarrja në projekte për përmirësimin e cilësisë.
- Mbajtja e dokumentacionit dhe regjistrimeve në lidhje me aktivitetet e sigurimit të cilësisë
- Mbajtja e niveleve B2 / C1 nëse kërkohet
- Raportimi tek SPEEEX Education Manager
Kualifikimi:
- Të ketë të përfunduar së paku nivelin Bachelor (BA) në Gjuhë Gjermane.
- Të ketë përvojë relevante profesionale në pozitën e Koordinatorit të Cilësisë (Quality Coordinator) në një institucion arsimor.
- Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.
- Të ketë gatishmëri për angazhim dhe bashkëpunim në të gjitha lokacionet e SPEEEX Education, sipas nevojave organizative.
Data e fundit për aplikim: 22 tetor 2026.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë. CV-në tuaj mund të dergoni përmes E-mail në: hr@speeex.com duke vendosur në titull: “Quality Coordinator – SPEEEX Education”.