Qendra tregtare më e madhe në Kosovë “Albi Mall” po zgjerohet edhe më tutje. Albi Mall vazhdon të mbetet adresa e parë e hyrjes së brendeve me renome ndërkombëtare, shumë të kërkuara në tregun e Kosovës. Si synim ka edhe zgjerimin e vazhdueshëm duke punësuar punëtorë të rinj.
Për Albi Group shërbimi ndaj klientëve të rinj dhe atyre besnik është një traditë që vazhdon tash e sa vjet. Po ashtu një ndër pikat e tyre më të forta është edhe rekrutimi i punëtorëve të rinj për të krijuar një atmosferë mikpritëse në ambientin modern dhe dinamik.
- Albi Group ka hapur konkurs për dhjetë vende pune për punonjës të sigurimit fizik. Për këtë pozitë kërkohen person që ka shkollim të mesëm, licencë për sigurim themelor, përvojë pune në sigurim dhe të mos ketë dosje kriminale apo ndonjë rast ligjor në proces. Ata që duan ta ushtrojnë këtë pozitë duhet të jenë flekisbil në oraret me ndërrime.
Linku: https://kosovajob.com/albi-group/sigurim-fizik-10
- Milky Creperie & Cafe në një ambient atraktiv e të këndshëm kërkon të zgjerohet edhe me pjesëtaret të rinj që e bëjnë shërbimin e tyre edhe më të mirë. Një shankist/e, barist/e dhe kamarier/e mund t’i bashkohet këtij ekipi duke përfituar orar me ndërrime, bonuse mujore, shujtë ditore falas, pagë konkurruese dhe pushime vjetore.
Linku: https://kosovajob.com/milky-creperie-cafe/shankiste-bariste-kamariere
- Një shije e veçantë e kafes aromatike dhe ëmbëlsira të pafundme mund të shijohen vetëm në Cornero. I cilësuar si vend i kujtimeve të ëmbla, ata kërkojnë që t’i jepin edhe më shumë shije produkteve të tyre duke kërkuar dy pastiqer/e, dy banakier/e dhe dy kamarier/e. Kandidatët duhet të kenë pasion në pastiqeri dhe përvojë në këtë sektor. Punëtorëve ju ofrohet pagë atraktive dhe orar fleksibil i punës.
Linku: https://kosovajob.com/cornero/pastiqer-2-shankiste-2-kamariere-2
- Kafeja “Bliss Caffe Bar” njihet për shërbimin e kafeve dhe pijeve me shije të ndryshme brenda ambientit të “Albi Mall”. Për ta plotësuar shërbimin e tyre ata po kërkojnë gjashtë kamarier/e dhe katër shankist/e që mund të punojnë brenda frymës ekipore.
Linku: https://kosovajob.com/bliss-caffe-bar/kamariere-6-shankiste-4
- “Kraš choco&cafe” ofron një meny të pasur për t’i ëmbëlsuar të gjithë vizitoret e kësaj kafeneje në “Albi Mall”. Nga kjo kafe po kërkojnë kandidatë të motivuar për të ushtruar pozitën e një përgjegjëses së ndërrimit, po ashtu një kameriere dhe një bankiere.
Linku: https://kosovajob.com/kra-choco-amp-cafe/pergjegjese-e-nderrimit-kamariere-shankiste
- Për t’iu bashkuar një ambienti dinamik të punës brenda hapësirës moderne të Albi Mall, Jaffa Food and Cake ka hapur konkurs për të zgjeruar ekipin. Një arkatare dhe një hamburgeriste janë dy pozita që presin kandidatë të motivuar për tu shërbyer klientëve më të mirën.
Linku: https://kosovajob.com/jaffa-food-and-cake/arkatare-hamburgeriste-albi-mall
- Brendi i njohur “Skechers” brenda qendrës “Albi Mall” po kërkon të punësoj pesë asistentë të shitjes të cilët duhet të jenë të motivuar për punë dhe të kenë shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe adaptimi ndaj nevojave të klientit.
Linku: https://kosovajob.com/ske/asistente-te-shitjes-5
- Zhabari Print kërkon të rekrutojë 4 punëtor/e si shitës/e me orar të plotë në dyqanin e tyre “Gift Shop Albi Mall”. Kompania që njihet për dhurata të veçanta dhe të personalizuara kërkon një person që është i/e gatshëm për punë ekipore, i/e përshtatshëm për të punuar me orar fleksibil dhe të jetë i/e përkushtuar. Punëtorëve u ofrohet trajtim i dinjitetshëm dhe trajnimi i vazhdueshëm, avancimi i metodologjisë së punës, vend pune të sigurt dhe zhvillim dhe rritje profesionale të karrierës.
Linku: https://kosovajob.com/zhabari-print/shitesee-ne-gift-shop-albi-mall-4
- “Schafer” në Albi Mall që ofron shumë produkte të veçanta për shtëpi, po kërkon të punësojë dy shitës/e që duhet të jenë të shoqërueshëm, stabil dhe në harmoni me rregullat, të jetë person që pranon menaxhimin dhe orientimin dhe të jetë fleksibil.
Linku: https://kosovajob.com/schafer/shitese-2
- Brendi sportiv “N Sport” po kërkon persona të motivuar dhe komunikues në orientim të kolekintëve. Ata kanë hapur konkurs për Shitës/e në pikat e tyrë në “Albi Mall” në Prishtinë, në “Avior” në Fushë Kosovë dhe në “Abi Çarshia” në Prizren.
Linku: https://kosovajob.com/n-sport/shitese
- Pandora është brend i njohur botëror i stolive për femra. Lloje të ndryshme të stolive janë të gjitha në dyqanin e “AlbiMall”. Pandora po kërkon një shitëse e cila ka përvojë paraprake në shitje dhe i pëlqen dhe i njeh stolitë e markës Pandora. Në këtë pozitë ofrohet mundësia për të punuar në një mjedis dinamik dhe të frekuentuar duke ofruar një shërbim të shkëlqyeshëm për klientët.
Linku: https://kosovajob.com/pandora/shitese
- Egzona Krasniqi Handmade ofron produkte origjinale të gjitha punëdore të punuara me përkushtim në detaje. Për t’i prezantuar dhe për t’i bërë të njohura të publiku në pikë ne vetë në “Albi Mall” po kërkohen dy shitëse të cilat kanë aftësi komunikative dhe kanë aftësi orientuese për klientët.
Linku: https://kosovajob.com/egzona-krasniqi/shitese-2
- “Albi Mall” si një qendër e madhe ofron edhe shumë hapësira për argëtim. Një ndër hapësirat më të preferuara është “Bo Bowling”. Për të punuar në një ambient me plot adrenalinë, “Bo Bowling” po kërkon të punësojë një recepsioniste dhe një ndihmës recepcioniste, një kamerier/e dhe një ndihmës kamarier, një kuzhinier/e dhe një ndihmës kuzhinier/e dhe një shankist/e dhe një ndihmës shankist/e.
Linku: https://kosovajob.com/bo-bo/vende-te-lira-pune
Për të parë të gjitha pozitat në një vend klikoni në këtë link: https://kosovajob.com/?q=albi+mall