KosovaJob
Të gjithë artikujt
24 Nëntor 2026 · 2 min leximi

60 trajnime me zbritje deri në 50%, mos e humb mundësinë për të avancuar në karrierë!

Këtë Black Friday, në vend që të investosh vetëm në gjëra që të duhen sot, investo edhe në aftësi që do të të shërbejnë për vite me radhë. KosovaJob, përmes KosovaJob Trainers’ Center dhe në bashkëpunim me ofruesit e trajnimeve, sjell një kampanjë të veçantë të Black Friday, me 60 trajnime me zbritje deri në 50%, si dhe oferta shtesë për zhvillim profesional.

60 trajnime me zbritje deri në 50%, mos e humb mundësinë për të avancuar në karrierë!
				 	 

Qoftë nëse je duke kërkuar punë, dëshiron të avancosh në pozitën aktuale apo po mendon të orientohesh drejt një profesioni të ri, kjo është një mundësi për të zhvilluar aftësitë e tua me një kosto më të ulët.

Cilët ofrues të trajnimeve janë pjesë e kampanjës?

Në kuadër të kampanjës Black Friday në KosovaJob, mund të përfitosh nga ofertat e këtyre ofruesve:

  • ROI Academy: 40% deri në 50% zbritje në trajnime, me mundësi për të ndjekur edhe nivele shtesë falas.

  • Alpha Academy: 20% zbritje në trajnime.

  • ArchiEdu: 20% zbritje në trajnime.

  • Creative Hub Kosovo: 15% zbritje në programet e akademive.

  • GIG Education: 15% zbritje në trajnime.

  • Soft Skills Academy: 30% zbritje në trajnime, si dhe ofertë speciale për trajnimin “Adaptueshmëri Inteligjente”, nga 145€ në vetëm 70€.

Çfarë aftësish mund të zhvillosh?

Ofertat përfshijnë trajnime në një gamë të gjerë fushash profesionale, ndër të cilat:

  • Inteligjencë artificiale dhe automatizim

  • Programim dhe zhvillim të uebit

  • Marketing digjital dhe menaxhim të rrjeteve sociale

  • Dizajn grafik, fotografi dhe video-editim

  • Burime njerëzore dhe menaxhim

  • Lidership, komunikim dhe inteligjencë emocionale

  • Financa dhe kontabilitet

  • Arkitekturë dhe BIM

  • Gjuhë të huaja

  • Analizë të të dhënave dhe siguri kibernetike

Me një përzgjedhje kaq të gjerë, ke mundësinë të gjesh trajnimin që i përshtatet interesave, nevojave dhe synimeve të tua profesionale.

Përmes kësaj kampanje, KosovaJob synon ta bëjë zhvillimin profesional më të qasshëm, duke krijuar mundësi që individët të zhvillojnë aftësitë e tyre në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

Zbritja zgjat pak, por aftësitë që fiton të shërbejnë gjatë!

Mos e shty për më vonë zhvillimin tënd profesional. Shfrytëzo ofertat e Black Friday, rezervo një ose më shumë nga 60 trajnimet me zbritje dhe bëj hapin e radhës në karrierën tënde.

Ofertat janë të vlefshme për një periudhë të kufizuar.

Gjej të gjitha trajnimet me zbritje në: kosovajob.com/trajnime?cat=black-friday

KosovaJob Trainers’ Center mbështetet nga projekti Matching Skills to Jobs (MSJ), i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), implementuar nga Swisscontact.

SHPALLJE PUNE

Merchandiser (Prizren)
Prizren5 ditë
Enëlarëse, Bariste
Prishtinë2 ditë
Shofer (Kategoria C) (Prishtinë)
Prishtinë29 ditë
Agjent i Zhvillimit të Tregut (Prishtinë)
Prishtinë23 ditë
Komercialist/e
Prishtinë28 ditë
Përgjegjës për Stoqe
Gjilan22 ditë