KosovaJob
Siesta Comfort PREMIUM+E re

Menaxher i Pikës (Ferizaj)

Lokacioni Ferizaj Orari Full Time Kategoria Menaxhment Skadon më 13 dhjetor 2026
Apliko tani
	 	 

SIESTA COMFORT

KONKURS PUNE

Menaxher i pikës – Ferizaj

Lokacioni: Ferizaj
Orari: I plotë
Pozita të lira: 1

Rreth kompanisë

Siesta Comfort është kompani vendore e specializuar në prodhimin dhe shitjen e dyshekëve dhe produkteve për gjumë.

Në kuadër të organizimit të aktiviteteve tona, kërkojmë një person të përgjegjshëm, të organizuar dhe të përkushtuar për pozitën Menaxher i pikës – Ferizaj, i cili do të kujdeset për administrimin dhe funksionimin e përditshëm të pikës.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Regjistrimi dhe administrimi i shitjeve në sistemin e kompanisë.
  • Menaxhimi i arkës, mbajtja e evidencës së qarkullimit ditor dhe barazimi i saj.
  • Përcjellja dhe kontrollimi i pagesave dhe borxheve të klientëve.
  • Kontrollimi i stokut dhe realizimi i inventarizimit fizik në baza javore.
  • Evidentimi i hyrjeve dhe daljeve të mallrave dhe përputhja e tyre me sistemin.
  • Planifikimi i nevojave për furnizim dhe koordinimi i porosive me fabrikën.
  • Organizimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve të përditshme të pikës.
  • Përgatitja e raporteve të rregullta për shitjet, arkën dhe stokun.
  • Bashkëpunimi me klientët, fabrikën dhe administratën e kompanisë.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

  • Shkollim i mesëm ose universitar; drejtimi ekonomik, menaxhmenti apo fusha të ngjashme përbëjnë përparësi.
  • Përvoja në administratë, shitje, financa, arkë ose menaxhim të stokut përbën përparësi, por nuk është kusht i domosdoshëm.
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, veçanërisht Microsoft Excel.
  • Aftësi të mira organizative dhe komunikuese.
  • Saktësi dhe përpikëri në punën me shifra dhe dokumentacion.
  • Përgjegjësi e lartë, korrektësi dhe besueshmëri.
  • Aftësi për punë të pavarur dhe bashkëpunim në ekip.

Çfarë ofrojmë

  • Pagë konkurruese, në përputhje me aftësitë dhe përvojën.
  • Kontratë të rregullt pune.
  • Ambient profesional dhe të organizuar.
  • Trajnim dhe mbështetje gjatë përshtatjes me pozitën.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim brenda kompanisë.

Mënyra e aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit të mëposhtëm ose në:

avdi.xhemaili@siestacomfort.com

Subjekti i emailit: Aplikim – Menaxher i Pikës Ferizaj

Për detaje: +383 44 925 566

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

SIESTA COMFORT
www.siestacomfort.com

Afati: 13 dhjetor 2026 · edhe 29 ditë
Apliko tani
Siesta Comfort
Prodhim
13Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Menaxhment
Skadon 13/12/26 (29 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Ferizaj