Pedagoge
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalSHPALLJE PËR REKRUTIM
Pozita: PEDAGOGE
Fondacioni Sheika Fatima Bint Mubarak per Gruan, në kuadër të angazhimit për zhvillimin e arsimit, aftësimit profesional dhe fuqizimit të grave dhe vajzave, shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:
PEDAGOGE 1 pozitë
Vendi i punës: Fushë Kosovë
Lloji i angazhimit: Orar i plotë
Kohëzgjatja e angazhimit: 1 Vit
Afati për aplikim: 09.09.2026 deri më 20.09.2026
Mënyra e aplikimit: info@sheikhafatima.org
I. QËLLIMI I POZITËS
Pedagogu/Pedagogia është përgjegjës/e për ofrimin e mbështetjes profesionale pedagogjike në zhvillimin, organizimin, monitorimin dhe përmirësimin e procesit edukativ dhe të aftësimit profesional në Fondacion.
Kjo pozitë do të kontribuojë në sigurimin e cilësisë së procesit të mësimdhënies dhe të të nxënit, në mbështetjen profesionale të trajnerëve dhe në zbatimin e standardeve dhe procedurave pedagogjike të Fondacionit.
II. DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE
- Mbështetjen e planifikimit, organizimit dhe zhvillimit të procesit edukativ dhe të aftësimit profesional, si dhe monitorimin e zbatimit të planeve dhe programeve mësimore.
- Bashkëpunimin dhe këshillimin profesional të trajnerëve për përmirësimin e metodologjisë së mësimdhënies, përdorimin e metodave dhe teknikave bashkëkohore, si dhe përgatitjen dhe përdorimin e materialeve mësimore.
- Monitorimin e cilësisë së procesit të mësimdhënies dhe të të nxënit, përcjelljen e progresit të kursantëve dhe propozimin e masave për përmirësimin e rezultateve të të nxënit.
- Identifikimin e nevojave pedagogjike dhe profesionale të trajnerëve dhe kontribuimin në zhvillimin e një mjedisi pozitiv, gjithëpërfshirës dhe profesional të të nxënit.
- Bashkëpunimin me Koordinatorin/en për Sigurimin e Cilësisë dhe stafin administrativ në zbatimin dhe përmirësimin e procedurave të sigurimit të cilësisë, si dhe në proceset e vlerësimit të brendshëm.
- Mbështetjen e proceseve të akreditimit dhe monitorimit të programeve, përgatitjen e raporteve, analizave dhe rekomandimeve pedagogjike, si dhe pjesëmarrjen në takime, trajnime dhe aktivitete profesionale.
- Sigurimin e respektimit të rregulloreve, procedurave dhe standardeve të Fondacionit, si dhe kryerjen e detyrave të tjera profesionale që lidhen me pozitën, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
III. KUALIFIKIMET DHE KRITERET E PËRGJITHSHME
Kandidati/ja duhet të plotësojë këto kushte:Kualifikimi arsimor
- Të posedojë së paku diplomë Bachelor në Pedagogji;
- Diploma duhet të jetë e njohur/validuar në përputhje me legjislacionin në fuqi, sipas rastit.
Përvoja profesionale - Të ketë së paku 5 (pesë) vite përvojë pune në mësimdhënie;
- Përvoja duhet të jetë e fituar në:
o institucione për aftësim profesional; ose
o shkolla të nivelit të mesëm të lartë/gjimnaz; - Përvoja në arsimin dhe aftësimin profesional (AAP/VET) konsiderohet përparësi.
Aftësitë profesionale
Kandidati/ja duhet të dëshmojë:
- Njohuri të mira të pedagogjisë dhe metodologjisë së mësimdhënies;
- Njohuri mbi proceset e të nxënit dhe vlerësimit;
- Aftësi për planifikim dhe organizim të punës;
- Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
- Aftësi për punë individuale dhe në ekip;
- Aftësi për përgatitjen e raporteve dhe dokumentacionit pedagogjik;
- Përgjegjësi, integritet dhe profesionalizëm të lartë.
IV. KRITERET E PREFERUARA
Përparësi do t'u jepet kandidatëve që:
- Kanë përvojë pune në institucione të arsimit dhe aftësimit profesional (AAP);
- Kanë përvojë në sigurimin dhe monitorimin e cilësisë në arsim;
- Kanë përvojë në zhvillimin dhe monitorimin e programeve të trajnimit;
- Kanë njohuri mbi proceset e akreditimit të programeve të arsimit dhe aftësimit profesional;
- Njohin gjuhën angleze, veçanërisht në komunikim profesional dhe në leximin e dokumentacionit;
- Kanë përvojë në punën me gra, të rinj ose grupe të ndryshme të përfituesve;
- Kanë përvojë në hartimin e planeve, raporteve dhe dokumenteve pedagogjike.
V. KUSHTET E ANGAZHIMIT
- Angazhimi është me orar të plotë;
- Puna do të zhvillohet në ambientet e Fondacionit Sheikha Fatima Bint Mubarak per Gruan;
- Orari i punës përcaktohet në përputhje me rregulloren e brendshme dhe nevojat e Fondacionit;
- Paga dhe kushtet e tjera të punës do të përcaktohen sipas politikave dhe buxhetit të Fondacionit dhe do të specifikohen në kontratën e punës.
VI. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë:
- CV-në e përditësuar;
- Letër motivimi;
- Kopje të diplomës Bachelor në Pedagogji;
- Dëshmi për përvojën e punës – vërtetime pune, kontrata, referenca ose dokumente të tjera përkatëse;
- Kopje të dokumenteve të tjera relevante profesionale, nëse posedohen;
- Dokumentacion shtesë që dëshmon përvojën në AAP (Arsimin dhe Aftësimin Profesional), nëse aplikohet.
Dokumentet duhet të jenë të qarta dhe të lexueshme.
VII. PROCEDURA E PËRZGJEDHJES
Procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet në mënyrë transparente dhe profesionale dhe mund të përfshijë:
Faza I – Shqyrtimi i aplikacioneve
Do të verifikohet përmbushja e kritereve minimale të konkursit, përfshirë kualifikimin arsimor dhe përvojën profesionale.
Faza II – Vlerësimi i kandidatëve
Kandidatët që plotësojnë kriteret minimale do të vlerësohen në bazë të:
- Kualifikimit arsimor;
- Përvojës profesionale;
- Përvojës në AAP;
- Njohurive pedagogjike;
- Aftësive komunikuese dhe organizative;
- Njohjes së gjuhës angleze;
- Përvojës në sigurimin e cilësisë dhe/ose akreditim.
Faza III – Intervista
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.
Intervista do të fokusohet në:
- Njohuritë profesionale;
- Përvojën në mësimdhënie;
- Qasjen pedagogjike;
- Aftësinë për të bashkëpunuar me trajnerët;
- Aftësinë për të monitoruar dhe përmirësuar cilësinë;
- Aftësinë për të identifikuar dhe zgjidhur probleme;
- Motivimin për të punuar në Fondacion.
Fondacioni mund të kërkojë edhe dokumente ose dëshmi shtesë gjatë procesit të përzgjedhjes.
VIII. AFATI DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Kandidatët e interesuar duhet t'i dorëzojnë dokumentet e aplikimit:
Afati për aplikim: 09.09.2026 deri më 20.09.2026
E-mail: info@sheikhafatima.org
Në subjektin e emailit duhet të shënohet: “Aplikim për pozitën – Pedagoge”
Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret dhe që përzgjidhen për fazën e mëtejshme do të kontaktohen.
Data e shpalljes: 09.09.2026
Afati i aplikimit: 20.09.2026
Mënyra e aplikimit: info@sheikhafatima.org