1

Psikolog/e i/e Shkollës

Ruaj
Princeton School of Prishtina
Ndiqe
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

SHPALLJE KONKURSI                 

Bashkohu me ekipin tonë!

 Psikolog/e e Shkollës 

Lokacioni: Kampusi Marigona Hill
Orari i punës: E hënë – e premte, 08:00–16:00

Përgjegjësitë kryesore:

  • Ofrimi i mbështetjes psikologjike dhe emocionale për nxënësit e shkollës.
  • Vlerësimi dhe identifikimi i nevojave emocionale, sociale dhe të sjelljes te nxënësit.
  • Bashkëpunimi me mësimdhënësit, prindërit dhe stafin drejtues për të mbështetur mirëqenien dhe zhvillimin e nxënësve.
  • Zhvillimi dhe zbatimi i aktiviteteve parandaluese dhe edukative që promovojnë shëndetin mendor, mirëqenien dhe marrëdhëniet pozitive.
  • Ofrimi i këshillimit dhe orientimit në raste të vështirësive emocionale, sociale apo të sjelljes.
  • Mbajtja e dokumentacionit përkatës dhe respektimi i konfidencialitetit profesional.
  • Kontributi në krijimin e një mjedisi shkollor të sigurt, gjithëpërfshirës dhe mbështetës.

Kualifikimet dhe kriteret:

  • Diplomë universitare në Psikologji.
  • Përvojë pune me fëmijë dhe në mjedis shkollor përbën përparësi.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi me fëmijët, prindërit dhe stafin.
  • Empati, etikë profesionale, diskrecion dhe përgjegjësi e lartë.
  • Aftësi organizative dhe për të menaxhuar situata të ndryshme me profesionalizëm.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV e përditësuar.
  • Letër motivimi.
  • Dëshmi të kualifikimeve akademike dhe certifikata relevante, sipas kërkesës.

Afati i aplikimit: 25/10/2026
Mënyra e aplikimit: info@princetonprishtina.school

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për hapat e mëtejshëm të procesit të rekrutimit.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet