Shkolla Franceze Ndërkombëtare e Prishtinës (EFIP) kërkon një Mësues/e Klasor/e ose Mësues/e i/e Gjuhës Shqipe për zhvillimin e mësimit të gjuhës shqipe në klasat I–V.
Kushtet e angazhimit:
- 13 orë mësimi në javë.
- Çdo orë mësimi zgjat 60 minuta
- Pagesa: 8–10 € neto për orë mësimi, në varësi të përvojës.
Vendi i punës: Prishtinë/Mati 1
Detyrat kryesore:
- Përgatitja dhe zhvillimi i orëve të gjuhës shqipe si dhe gjeografi (1ore) dhe shkence (1ore)
- Përshtatja e mësimit sipas nivelit dhe nevojave të nxënësve.
- Vlerësimi dhe ndjekja e përparimit të nxënësve.
- Bashkëpunimi me ekipin pedagogjik dhe komunikimi me prindërit.
Kriteret e kërkuara:
- Diplomë përkatëse në mësimdhënie fillore ose në gjuhë dhe letërsi shqipe.
- Zotërim shumë i mirë i gjuhës shqipe, në të folur dhe në të shkruar.
- Aftësi të mira pedagogjike, organizative dhe komunikuese.
- Përkushtim ndaj punës me fëmijët dhe aftësi për të punuar në ekip.
Përvoja në mësimdhënie përbën përparësi.
Ofrojmë një mjedis pune ndërkombëtar dhe shumëgjuhësh, me një ekip të përkushtuar ndaj zhvillimit dhe mirëqenies së nxënësve.
Si të aplikoni:
Dërgoni CV-në dhe një letër të shkurtër motivimi permes butonit "Apliko këtu"
Afati i aplikimit: 23/10/26
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen
