MINDBULB EDUCATION
Thirrje për aplikime
Mësimdhënës/e i/e Gjuhës Angleze
Rreth MindBulb Education
MindBulb Education është një shkollë private që ofron kurse të gjuhëve të huaja, matematikës dhe mësimit plotësues, ndër të tjera. Qëllimi ynë është të ofrojmë mësim cilësor përmes metodave inovative dhe interaktive. Përveç njohurive akademike, synojmë të zhvillojmë te nxënësit aftësi si komunikimi efektiv, puna në grup, mendimi kritik dhe kreativiteti, duke i përgatitur për të ardhmen.
Rreth rolit
Jemi në kërkim të një mësimdhënësi/eje të përkushtuar të gjuhës angleze, që dëshiron të kontribuojë në zhvillimin akademik dhe personal të nxënësve tanë.
Përgjegjësitë kryesore
- Planifikimi dhe përgatitja e planeve dhe materialeve mësimore.
- Zhvillimi i orëve mësimore në mënyrë kreative dhe të kuptueshme, sipas metodave të MindBulb Education.
- Udhëzimi i nxënësve në përdorimin e materialeve dhe pajisjeve mësimore.
- Ruajtja e disiplinës në përputhje me rregullat e shkollës.
- Mbajtja e shënimeve të sakta për përparimin dhe zhvillimin e nxënësve.
- Përzgjedhja dhe përdorimi i burimeve të ndryshme mësimore.
- Vëzhgimi dhe vlerësimi i performancës së nxënësve.
- Caktimi dhe vlerësimi i detyrave të klasës, detyrave të shtëpisë dhe testeve.
- Bashkëpunimi me mësimdhënësit e tjerë, prindërit dhe palët e interesuara.
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë universitare në fushë relevante ose status i studentit/es aktiv/e në vitin e tretë apo të katërt të studimeve bachelor.
- Njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze.
- Përvojë në mësimdhënie ose në fushë të ngjashme.
- Energji pozitive, ambicie dhe pasion për punën dhe zhvillimin profesional.
- Kreativitet dhe aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi.
- Aftësi të shkëlqyera organizimi dhe menaxhimi.
Çfarë përfitoni?
- Mundësi për zhvillim profesional dhe personal.
- Ambient pune mbështetës dhe inovativ.
- Pagë konkurruese.
Si të aplikoni?
Dërgoni CV-në dhe një përgjigje të shkurtër për pyetjen “Pse është kjo punë e vlefshme për ju?” në adresën info@mindbulbedu.com, ose aplikoni përmes butonit “Apliko Këtu”, aty ku është i disponueshëm. Ju lutemi sigurohuni që aplikimi të jetë i plotë; aplikimet e paplota nuk do të konsiderohen.
