1
ULTRA

Zyrtar/e për Shërbim ndaj Klientit (100%)

Ruaj
Phenix Tech
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozitë e lirë pune – Zyrtar/e për Shërbim ndaj Klientit (100%)

Lokacioni: Prishtinë
Fillimi i punës: Menjëherë

Për shkak të zgjerimit të ekipit tonë në zyrën e re në Prishtinë, Phenix Tech L.L.C. kërkon të punësojë një Zyrtar/e për Shërbim ndaj Klientit (100%).

Nuk bëhet fjalë për shitje (No Sales).

Detyrat kryesore:

  • Komunikimi dhe përkujdesja ndaj klientëve përmes telefonit. 
  • Korrespondencë telefonike me klientë në gjuhën gjermane dhe franceze
  • Koordinimi i ekipeve dhe organizimi i detyrave. 
  • Kryerja e detyrave administrative dhe mbështetëse në zyrë. 

Kualifikimet që kërkojmë:

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane dhe franceze (minimum niveli B2), si në të folur ashtu edhe në të shkruar. 
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizative. 
  • Punë e pavarur dhe përgjegjësi në kryerjen e detyrave. 
  • Besueshmëri, korrektësi dhe aftësi për punë në ekip. 
  • Njohuri bazë të programeve kompjuterike (MS Office) janë përparësi. 

Ne ofrojmë:

  • Pagë fikse rreth 1,500 € neto
  • Ambient pune modern dhe miqësor. 
  • Detyra interesante dhe të larmishme. 
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë. 
  • Kontratë të rregullt pune dhe stabilitet afatgjatë. 

Aplikimi

Nëse mendoni se jeni personi i duhur për këtë pozitë, na dërgoni CV-në tuaj.

Phenix Tech L.L.C.
Prishtinë 10000
Kontakti: Rilind Morina
+383 48 240 222
info@phenix-ks.com

 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet