KosovaJob
Të gjithë artikujt
6 Nëntor 2025 · 2 min leximi

Pasion për retail, gastronomi apo menaxhim? Pronatyra Treg të pret në ekipin e saj

Pronatyra Treg, rrjeti i njohur i marketeve me mbi 20 vjet përvojë në Shqipëri, tashmë po hap rrugën e saj edhe në Kosovë. A je i gatshëm të punosh në një mjedis që e vlerëson rritjen dhe e shpërblen përvojën dhe punën tënde? Nëse ke përvojë në manxhim, kuzhinë, furrë, në sektorë të mishit dhe bulmetit, si dhe pozicione për të kujdesur për pastërtinë dhe organizimin e marketit atëherë Pronatyra Treg të ofron një punë të re me shumë benefite!

Pasion për retail, gastronomi apo menaxhim? Pronatyra Treg të pret në ekipin e saj
				 	 

Me 13 pika operative në Shqipëri dhe bashkëpunime me marka të njohura italiane, Pronatyra Treg sjell cilësi, siguri dhe profesionalizëm për klientët kosovarë dhe këtë mision do ta çojnë përpara me talentë të rinj për të formuar një ekip të motivuar dhe të përkushtuar që do të punojë në PrishtinaMall dhe Arbëri. Ky është momenti i duhur për të bashkuar pasionin tënd për shërbimin ndaj klientit, gastronominë apo menaxhimin me mundësi reale për rritje dhe zhvillim profesional.

Pse duhet të bashkohesh me Pronatyra Treg?

  • Mundësi reale për zhvillim dhe ngritje profesionale brenda një kompanie me traditë të gjatë.
  • Trajnime dhe mbështetje nga ekipi menaxherial për të rritur aftësitë dhe njohuritë.
  • Ambient pune i strukturuar, dinamik dhe me ritëm që sfidon dhe motivon.
  • Paketë konkurruese kompensimi dhe mundësi për punë me ndërrime fleksibël.

Nëse ke eksperiencë në retail, gastronomi, menaxhim apo vetëm dëshirë për të mësuar dhe rritur aftësitë profesionale, ky është momenti i duhur për të aplikuar dhe për të qenë pjesë e një ekipi fitues: https://kosovajob.com/?q=pronatyra

Afati i aplikimit: 30 Nëntor 2025. Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Mos e humb këtë mundësi! Bashkohu me Pronatyra Treg dhe bëhu pjesë e një kompanie që vlerëson talentin, profesionalizmin dhe energjinë e ekipit të saj. Apliko tani dhe nis rrugëtimin tënd drejt suksesit!

SHPALLJE PUNE

Mësimdhënëse e Mësimit Plotësues
Prishtinë17 ditë
Saldues Elektrik (2) (Alb/Srb)
Prishtinë3 ditë
Farmacist/e, Teknik/e i/e Farmacisë
Gjilan8 ditë
Asistent/e Ekzekutiv/e, Shofer, Zyrtar/e për Marketing (Alb/Srb)
Prishtinë3 ditë
Specialist i Lartë i Mirëmbajtjes së Teleferikëve dhe Skiliftëve, Specialist i IT-së për Mirëmbajtjen e Sistemit DAG System dhe ERP (Alb/Srb)
Shtërpcë2 ditë
Controller / Head of Controlling (m/w/d)
Gjithë Kosovën12 ditë