Çfarë kërkohet nga ju për të nisur punën?
Nëse i keni aftësitë e mëposhtme, ju jeni ideal për këto pozita.
Për vozitësit: përgjegjësi, sjellje korrekte, njohje të rrugëve dhe zotërim të teknologjisë, si dhe licencë të vlefshme.
Për operatorët: aftësi të mira komunikimi dhe menaxhim efektiv i situatave në kohë reale.
Puna me fleksibilitet dhe mundësi për të gjithë
Me orare të ndryshme që mund të ju përshtaten, kjo mundësi është ideale për ata që duan një punë, janë në kërkim të një pune të dytë apo të plotësojnë të ardhurat pa ndikuar në angazhimet kryesore të ditës. Një balancë perfekte mes fleksibilitetit dhe fitimit.
Pse ia vlen të jeni pjesë e ekipit Taxi Tesla?
Taxi Tesla është më shumë se një punë dhe këto janë kushtet që të ofrohen:
- Pagesë konkurruese dhe bonuse për performancë
- Vetura të teknologjisë më të fundit
- Mbështetje të vazhdueshme dhe trajnim profesional
Për më tepër, klientët që përdorin aplikacionin për porosi përfitojnë 20% zbritje, një avantazh që e pasuron përditshmërinë e Teslas si kompani moderne.
Si e mban Tesla ekipin të motivuar dhe të përkushtuar?
Me shpërblime mujore, mundësi për avancim dhe mbi të gjitha një ambient pune ku secili ndjehet i dëgjuar dhe i vlerësuar, në Taxi Tesla ndërtojnë një kulturë që frymëzon angazhim afatgjatë.
Mbështetje dhe trajnim që nga dita e parë
Çdo punonjës i ri merr trajnim të plotë për aplikacionin, sistemin e porosive dhe komunikimin me klientët. Gjithashtu, mbështetja teknike është gjithmonë në dispozicion sepse suksesi i tyre është edhe suksesi ynë.
Një vizion i qartë për të ardhmen e qytetit
Ne e shohim të ardhmen e transportit në Prishtinë si një kombinim i elektrifikimit dhe digjitalizimit. Taxi Tesla do të vazhdojë të jetë në pararojë të këtij zhvillimi, duke kontribuar për një qytet më të pastër dhe më të avancuar.
A jeni ende në dyshim? Ja pse duhet të aplikoni sot!
Nëse keni menduar të aplikoni, mos hezitoni! Kjo është një mundësi për të punuar me teknologjinë më të fundit, për të fituar mirë dhe për të qenë pjesë e një ekipi që ecën me kohën. Me përfitime si zbritje 20% për klientët, mbështetje të vazhdueshme dhe një ambient bashkëpunues, Taxi Tesla është vendi ku e ardhmja fillon sot.
📲 Apliko tani dhe bëhu pjesë e revolucionit të transportit në Kosovë!
