Emri i kompanisë: Novus Sh.P.K.
Pozita: Dizajner Grafik - fokus në marketing (1 pozitë)
Lokacion: Prishtinë
Novus Kosovë është në kërkim të një Dizajneri grafik kreativ, proaktiv dhe të orientuar në marketing për angazhim me orar të plotë (full-time).
Kjo pozitë është e vendosur në Novus Kosovë ndërsa dizajnet grafike do të realizohen për disa brende dhe projekte në kuadër të kompanisë me fokus të veçantë në: marketing digjital, branding dhe komunikim vizual.
Përgjegjësitë kryesore:
- Krijimi i përmbajtjeve vizuale për media social, fushata marketingu dhe reklama digjitale;
- Dizajnimi i materialeve kreative që përçojnë mesazh të qartë marketingu dhe rrisin angazhimin e audiencës;
- Zhvillimi dhe ruajtja e identitetit vizual të brendeve;
- Përshtatja e dizajnit sipas platformave të ndryshme (Instagram, Facebook, LinkedIn, Website, Ads);
- Bashkëpunim i vazhdueshëm me ekipin e marketingut për ide, koncepte dhe fushata kreative;
- Ndjekja e trendeve të dizajnit dhe marketingut digjital.
Kërkesat dhe kualifikimet:
- Përvojë në dizajn grafik me fokus në marketing dhe branding;
- Njohuri shumë të mira në Adobe Photoshop, Illustrator dhe InDesign;
- Njohuri në Figma - përparsi;
- Njohuri bazike në motion graphics / video content (After Effects, Premiere Pro - përparsi;
- Kreativitet i lartë dhe aftësi për të menduar vizualisht në funksion të marketingut;
- Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht dhe për të respektuar afatet;
- Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunim në ekip.
Çfarë ofrojmë:
- Pozitë full-time në kompani inovative dhe në rritje;
- Punë kreative dhe dinamike me disa brende dhe projekte marketingu;
- Ambient profesional dhe punë me ekip me vlera ku vlerësohen idetë dhe iniciativa;
- Mundësi zhvillimi profesional në fushën e branding dhe marketingut digjital;
- Fleksibilitet, përgjegjësi dhe fokus në rezultate;
- Pagë konkurruese në përputhje me përvojën dhe aftësitë.
Nëse jeni të interesuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj, Portfolio (obligative) me fokus në punë marketingu dhe branding, në e-mailin hr@novus.consulting duke e deklaruar qartë në subjekt pozitën për të cilën po aplikoni.
Afati i fundit për aplikim eshte 23 shkurt 2026
