1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Analist i të dhënash

Karrota po hyn në një mënyrë të re të punës ku të dhënat (data), AI dhe automatizimi duhet me na ndihmu me marrë vendime më të mira dhe me eliminu sa më shumë punë manuale, por jo vetëm.

Na po i ndërtojmë veglat e së ardhmes, prandaj njohja, pasioni dhe dëshira jo vetëm analiza të dhënash, por edhe për me ndërtu AI sisteme bashkë, asi që na e lehtësojnë jetën e i shërbejnë klientit, është e domosdoshme. Duhesh me pasë vizion për të ardhmen, edhe veçanërisht me pasë gatishmëri edhe guxim me dalë nga tradicionalja.

Hopinion.ai ka me qenë lodra jote kryesore, por jo e vetmja. Ndërthurrja e kësaj platforme me krejt punët tjera ka me qenë jo vetëm sfida, por lezeti i kësaj pune. Krijimi i raporteve në kohë reale, si për klientë ashtu edhe për punë të brendshme, lidhja, sofistikimi dhe thjeshtimi i punës ka me qenë përditshmëria jote.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Me mbledh, organizu dhe kuptu të dhëna nga burime të ndryshme.
  • Me identifiku procese manuale, të përsëritura ose joefikase që mund të automatizohen.
  • Me ndërtu dashboards dhe sisteme që e bëjnë informacionin të qasshëm pa pas nevojë për punë manuale me zhvilluesit tonë.
  • Me analizu të dhënat e marketingut, shitjeve, klientëve, financave dhe operacioneve edhe me kriju prezentime flakë.
  • Me identifiku trende, probleme dhe mundësi që nuk duken në shikim të parë.
  • Me i kthy numrat në insight-e dhe vendime konkrete.
  • Me monitoru KPI-te dhe me përcjellë performancën e biznesit.
  • Me automatizu raporte dhe procese të përsëritura duke përdorë mjete moderne dhe AI.
  • Me eksperimentu me mjete të reja AI, automation dhe data visualization.
  • Me kontrollu saktësinë dhe konsistencën e të dhënave, duke ndërtu sisteme që e reduktojnë mundësinë e gabimit.
  • Me bashkëpuno me Finance, Sales, Marketing, Account Management dhe Management.
  • Me na tregu jo vetëm çka po ndodh në data, por çka duhet me bo me të.

Kualifikimet dhe Kërkesat

  • Përvojë si Data Analyst, Business Analyst, Automation Specialist ose në rol të ngjashëm.
  • Aftësi të forta analitike dhe logjike.
  • Interes i madh për AI, automation dhe mënyra të reja të punës me data.
  • Njohuri të mira në Excel/Google Sheets.
  • Përvojë me SQL, dashboards ose data visualization është avantazh.
  • Gatishmëri me mësu mjete të reja edhe kur nuk i ke përdorë më parë.
  • Aftësi me i interpretu të dhënat dhe me i prezantu në mënyrë të kuptueshme.
  • Kujdes ndaj detajeve dhe saktësisë.
  • Dëshirë me gjet përgjigjen pas numrit, jo vetëm me e raportu numrin.
  • Mendësi "si mundemi me e automatizu këtë?" është më e rëndësishme se sa me ditë një listë të gjatë softueresh.
  • Anglishtja e mirë është e domosdoshme. Një PLLUS i madh!

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet