1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 
Ky konkurs është në Draft dhe nuk është aktiv në Kosovajob dhe platformat tjera.

Zyra Noteriale Vanesa Sh. Ahmetaj në Fushë Kosovë shpall konkurs për pozitën

  • Zyrtare Ligjore / Asistente

Kandidatja e përzgjedhur do të angazhohet në mbështetjen e punëve të përditshme të zyrës noteriale, organizimin dhe administrimin e dokumentacionit, komunikimin me palët, si dhe në detyra të ndryshme juridike dhe administrative që ndërlidhen me pozitën.

Pozita ofrohet me marrëdhënie të rregullt pune, me orar të plotë dhe me mundësi për zhvillim dhe avancim profesional në fushën juridike dhe noteriale.

Kërkesat:

  • Të ketë të përfunduar Fakultetin Juridik;
  • Të jenë të mirëseardhur për aplikim edhe studentët e vitit të fundit të Fakultetit Juridik;
  • Mund të aplikojnë të gjithë të diplomuarit e Fakultetit Juridik;
  • Njohuri të terminologjisë juridike;
  • Njohuri të mira në përdorimin e Microsoft Office;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe komunikim korrekt me palët;
  • Aftësi të mira organizative dhe administrative;
  • Efikasitet dhe përpikëri në punë;
  • Aftësi për të punuar nën presion;
  • Përgjegjësi, seriozitet dhe përkushtim në punë;
  • Gatishmëri për të mësuar dhe zhvilluar njohuritë profesionale.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Asistimi në punët e përditshme të zyrës noteriale;
  • Komunikimi dhe koordinimi me palët;
  • Organizimi dhe administrimi i dokumentacionit;
  • Mbështetja në përgatitjen dhe administrimin e dokumenteve juridike;
  • Mirëmbajtja dhe organizimi i zyrës;
  • Kryerja me përgjegjësi e detyrave dhe obligimeve që rrjedhin nga puna;
  • Zbatimi i udhëzimeve dhe procedurave të punës;
  • Kryerja e detyrave të tjera që ndërlidhen me pozitën.

Çfarë ofrojmë:

  • Marrëdhënie të rregullt pune;
  • Pagë mujore prej 500 €;
  • Mbulimin e të gjitha shpenzimeve ditore;
  • Orar të rregullt pune, 08:00 – 16:00;
  • Pushim gjatë ditëve të shtunë dhe të diel;
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë;
  • Ambient profesional dhe mundësi për të fituar përvojë praktike në fushën juridike dhe noteriale.

Të interesuarat që i plotësojnë kriteret e konkursit janë të ftuara të aplikojnë përmes email 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet