1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS

ZYRTAR LIGJOR PËR KOLEKTIME –

PRISHTINE

PËRGJEGJËSITË:

  • Të kontaktojë dhe menaxhojë në baza të rregullta klientët në portfolion e saj/  tij; 
  • Të bëj vizita të rregullta në teren te klientët në portfolion e saj/tij si dhe tek  organet e përmbarimit; 
  • Të bëj vlerësimin e ekspozimeve kreditore jo-performuese me maturi dhe  profesionalizëm dhe të propozoj zgjidhje adekuate për këto kredi; 
  • Të filloj procedurën përmbarimore ndaj klientëve jo-performues pranë  Përmbaruesëve Privat; 
  • Të punoj për së afërmi me ekzekutorët e gjykatave dhe permbaruesit privat për  ekzekutimin e kërkesave ligjore ndaj klientëve;  
  • Të përfaqësoj institucionin në lidhje me klientët në procedurë përmbarimore  dhe/ apo civile; 
  • Të përgatitë raporte të rregullta në lidhje me aktivitetet rreth klientëve në  portfolio të saj/ tij; 
  • Të kryej punë të tjera që kanë të bëjnë me menaxhimin e ekspozimeve jo performuese. 

KUALIFIKIMET: 

  • Preferohet të jetë i diplomuar në fushën e Drejtësisë, Ekonomisë apo  administrim Biznesi 
  • Eksperiencë pune në mbledhjen e kredive jo-performuese, kredidhënie,  procedurën përmbarimore, apo të ngjashme përbën avantazh; 
  • Aftësi të shquara komunikuese dhe organizative; 
  • Aftësi të shquara analitike; 
  • I/E dedikuar dhe i/e vetëmotivuar për sukses; 
  • Njohuri të paketës Microsoft Office; 
  • Të posedojë Patent Shofer kategorinë B; 
  • Njohje të mirë të gjuhës Angleze.

Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës:  

www.fincakosovo.org. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të  konsiderohen. 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron  mundësi punësimi të barabartë. Afati i aplikimit deri me 14.10.2026. 

FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit FINCA Impact Finance, një grup prej 13  institucioneve mikrofinanciare dhe bankave që ofron shërbime financiare me  përgjegjësi sociale dhe u mundëson individëve dhe komuniteteve me të ardhura të  ulëta të investojnë në të ardhmen e tyre. 

Me aplikimin e juaj, ju e autorizoni FINCA Kosovë që të mbledh, verifikojë dhe të  përpunojë të dhënat personale për qëllime të punësimit të mundshëm në FINCA  Kosovë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet