Përgjegjës për Stoqe
KONKURS PUNE
Pozita: Përgjegjës për Stoqe
Kompania: Siesta Comfort
Siesta Comfort shpall konkurs për pozitën Përgjegjës për Stoqe.
Kërkojmë një person të përgjegjshëm, të organizuar dhe të saktë, i cili do të kujdeset për menaxhimin, evidencën dhe kontrollin e stoqeve, duke siguruar përputhjen ndërmjet gjendjes fizike dhe asaj të regjistruar në sistem.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi dhe kontrolli i vazhdueshëm i gjendjes së stoqeve.
- Evidentimi dhe kontrollimi i hyrjeve dhe daljeve të mallrave dhe materialeve.
- Verifikimi i përputhjes ndërmjet gjendjes fizike të stokut dhe të dhënave në sistem.
- Organizimi dhe realizimi i inventarizimeve periodike.
- Identifikimi, evidentimi dhe raportimi i diferencave apo parregullsive në stoqe.
- Përgatitja e raporteve periodike mbi gjendjen dhe lëvizjen e stoqeve.
- Monitorimi i niveleve të stokut dhe raportimi i nevojave për furnizim.
- Bashkëpunimi me departamentet përkatëse për sigurimin e evidencës së saktë dhe qarkullimit të rregullt të materialeve dhe produkteve.
- Kujdesi për respektimin e procedurave të brendshme lidhur me menaxhimin e stoqeve.
Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:
- Përvojë e mëparshme në menaxhimin dhe kontrollin e stoqeve, inventar ose pozita të ngjashme.
- Njohuri të mira të programeve kompjuterike, veçanërisht Microsoft Excel.
- Përparësi kanë kandidatët me përvojë në përdorimin e programeve për menaxhimin e stoqeve.
- Aftësi të mira analitike, organizative dhe të planifikimit.
- Saktësi dhe përkushtim në evidentimin dhe kontrollimin e të dhënave.
- Përgjegjësi e lartë, korrektësi dhe aftësi për punë në ekip.
Lokacioni: Gjilan
Mënyra e aplikimit
Kandidatët e interesuar ftohen të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre përmes butonit të mëposhtëm ose në adresën elektronike hr@siestacomfort.com me subjektin: Aplikim – Përgjegjës për Stoqe si dhe ne numrin e telefonit 046 121 721.