1
PREMIUM PLUS

Analist i Lartë i Proceseve të Biznesit në Njësinë për Menaxhimin e Proceseve dhe Projekteve (3)

Ruaj
NLB Banka
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, SHPALL

KONKURS 

për zgjedhjen e kandidatëve për vendin e punës:

Analist i Lartë i Proceseve të Biznesit në Njësinë për Menaxhimin e Proceseve dhe Projekteve (tre vende pune)

Kërkojmë “Analist të Lartë Biznesi” për të mbështetur zhvillimin dhe përmirësimin e proceseve dhe zgjidhjeve teknologjike bankare, me fokus të veçantë në kanalet digjitale, menaxhimin e llogarive dhe kreditimin.

Kandidati/ja do të bashkëpunoj ngushtë me ekipet e biznesit, operacioneve, teknologjisë së informacionit, produkteve, menaxhimit të rrezikut, pajtueshmërisë dhe ofruesit e jashtëm, me qëllim përkthimin e nevojave të biznesit në kërkesa të qarta dhe ofrimin e zgjidhjeve bankare efikase, të sigurta dhe të orientuara drejt klientit.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhment, Administrim Biznesi, Teknologji Informative ose fusha të tjera relevante; 
  • Së paku 3 vite përvojë pune në sektorin bankar në fusha si kanalet digjitale, menaxhimi i llogarive, ose kreditimi; përvoja në analizimin dhe përmirësimin e proceseve përbën përparësi; 
  • Njohuri të metodologjive për menaxhimin dhe optimizimin e proceseve të biznesit 
  • Aftësi analitike dhe përgatitje të raporteve dhe rekomandimeve; 
  • Aftësi të mira organizative, komunikuese dhe bashkëpunuese; 
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office; 
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar; 
  • Certifikimet profesionale në fushën e proceseve të biznesit ose menaxhimit të projekteve përbëjnë përparësi.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Analizon proceset ekzistuese të biznesit, identifikon mundësitë për përmirësim dhe përgatit rekomandime për optimizimin dhe rritjen e efikasitetit operacional. 
  • Mbështet projektet që lidhen me transformimin, standardizimin dhe përmirësimin e proceseve të biznesit. 
  • Siguron monitorimin dhe raportimin e vazhdueshëm të performancës së proceseve të biznesit dhe propozon masa korrigjuese kur është e nevojshme. 
  • Bashkëpunon me njësitë relevante në identifikimin e kërkesave të biznesit dhe në përafrimin e proceseve me objektivat strategjike të Bankës. 
  • Merr pjesë aktive në projekte strategjike, ekipe multidisiplinare dhe grupe pune, duke kontribuar në arritjen e objektivave organizative. 
  • Përcakton, zhvillon dhe mirëmban arkitekturën e proceseve të biznesit, duke identifikuar proceset, nën proceset dhe elementet përkatëse, si dhe treguesit kyç të performancës (KPI). 
  • Merr pjesë në hartimin, zhvillimin dhe përditësimin e politikave, metodologjive dhe akteve të brendshme që lidhen me menaxhimin e proceseve të biznesit. 

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 17 shtator 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet