NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall:
KONKURS PUBLIK
për zgjedhjen e kandidatëve për vendin e punës:
- Bankier Personal në Ekspoziturën 101 në Prishtinë (një vend pune)
- Zyrtar i Lartë për Kontrollin e Rrjetit të Shpërndarjes në Prishtinë (një vend pune)
Bankier Personal
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë, Menaxhmentit, Administrimit të Biznesit ose fushë të ngjashme;
- Së paku 3 vite përvojë në banka ose institucione të tjera financiare;
- Njohuri të mirë të produkteve dhe shërbimeve bankare;
- Njohuri mbi analizën financiare dhe menaxhimin e portofolit të klientëve;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe bashkëpunimi në ekip;
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office;
- Njohja e mirë e gjuhës angleze;
- Posedimi i licencës për përfaqësim të agjencisë së sigurimeve (e preferueshme).
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Promovon në mënyrë proaktive produktet dhe shërbimet bankare dhe financiare më komplekse të Bankës.
- Ofron këshillim financiar profesional për klientët;
- Kryen rishikim vjetor të operacioneve financiare të klientëve;
- Këshillon dhe përfundon transaksione specifike bankare dhe financiare;
- Kryen operacione bazike bankare në përputhje me procedurat dhe autorizimet përkatëse;
- Monitoron portofolin e klientëve nën kujdestari (custody);
- Ndjek dhe analizon operacionet bankare dhe financiare të klientëve;
- Mirëmban marrëdhënie me klientët ekzistues dhe angazhohet në identifikimin dhe tërheqjen e klientëve të rinj.
- Ndjek zhvillimet në treg dhe trendet relevante në sektorin bankar dhe financiar.
- Përgatit propozime dhe rekomandime për vendimmarrje sipas nevojës.
- Kryen transaksione pagesash në arkë në përputhje me procedurat e Bankës.
- Monitoron detyrimet e papaguara dhe vonesat në pagesa të klientëve dhe ndërmerr veprimet e nevojshme sipas procedurave.
- Kryen detyrat më komplekse profesionale brenda njësisë organizative të Bankës;
- Trajton dhe zgjidh ankesat më komplekse të klientëve në mënyrë profesionale dhe efikase.
- Jep propozime për përmirësimin e proceseve dhe shërbimeve bankare dhe kontribuon në zbatimin e tyre.
- Merr pjesë aktive në projekte ekipore dhe grupe pune.
Zyrtar i Lartë për Kontrollin e Rrjetit të Shpërndarjes
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në Ekonomi, Biznes ose lëmi të ngjashme;
- Obligohet se paku 3 vite përvojë pune në sektorin bankar dhe financiar, e preferueshme në Retail;
- Integritet, etikë profesionale dhe besueshmëri në trajtimin e çështjeve të ndjeshme;
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
- Nivel i lartë i gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Organizon dhe ndërmerr masat e nevojshme për mbështetjen e stafit të shitjes në Bankë, me qëllim arritjen e objektivave të shitjes së kredive për individë, në përputhje me buxhetin dhe procedurat në fuqi.
- Është përgjegjës për monitorimin e vonesave në shlyerjen e kredive, me fokus të veçantë në kreditë konsumatore, hipotekare dhe mikro.
- Realizon vizita periodike në terren për të mbikëqyrur proceset përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me stafin e shitjes, me qëllim përmirësimin dhe avancimin e proceseve dhe procedurave.
- Mbështet zyrtarët kreditorë, sipas nevojës, gjatë vizitave tek klientët me vonesa në pagesa.
- Shqyrton parapagesat e kredive individuale dhe të kredive të stafit, në përputhje me procedurat në fuqi në nivel të Bankës.
- Kontrollon dhe mbikëqyr aktivitetet e stafit në rrjetin e biznesit në të gjitha njësitë organizative, degët dhe nëndegët e Bankës.
- Siguron zbatimin në kohë dhe pa vonesa të të gjitha rekomandimeve që burojnë nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), Grupi NLB, kontrollet dhe auditimet e brendshme dhe të jashtme, si dhe nga njësitë me funksione kontrolluese (Auditimi, AML, Pajtueshmëria, Menaxhimi i Rrezikut, etj.).
- Kontrollon dhe mbikëqyr produktet dhe shërbimet bankare, përkatësisht respektimin e procedurave dhe akteve të tjera normative gjatë ofrimit të tyre nga stafi i degëve dhe nëndegëve të Bankës.
- Kryen vizita të rregullta kontrolluese në degë dhe nëndegë, përgatit raporte dhe propozon masa për përmirësimin e proceseve dhe procedurave ekzistuese.
- Monitoron në mënyrë sistematike zbatimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të auditimit që lidhen me produktet dhe shërbimet bankare për individë.
- Monitoron në mënyrë sistematike përmbushjen e detyrave të stafit të degëve dhe nëndegëve në lidhje me procesin KYC, në bashkëpunim me sektorin AML.
- Merr pjesë, sipas nevojës, në projekte ekipore dhe grupe pune.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 16 shtator 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.