1
PREMIUM PLUS

Zyrtar i Lartë për Siguri dhe Shëndet në Punë

Ruaj
NLB Banka
Ndiqe
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall:

KONKURS PUBLIK

për zgjedhjen e kandidatëve për vendin e punës:

Zyrtar i Lartë për Siguri dhe Shëndet në Punë (një vend pune)

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT

  • Diplomë universitare në fushën e sigurisë, drejtësisë, inxhinierisë, menaxhimit ose në fusha të tjera relevante për përgjegjësitë e pozitës;
  • Së paku 3 vite përvojë profesionale relevante;
  • Provim profesional i kryer në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  • Njohuri të mira në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe për bashkëpunim në ekip;
  • Nivel i lartë i njohjes së gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Është personi kryesor përgjegjës i Bankës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  • Kryerja e aktiviteteve të sigurisë për pronën e Bankës dhe lokacionet në të cilat Banka ushtron veprimtarinë e saj;
  • Përcjellja e ofrimit të shërbimeve të sigurisë në lokacionet ku Banka ushtron veprimtarinë e saj;
  • Kujdesi për sigurinë e personave, ambienteve dhe pronës së Bankës, me fokus në parandalimin e rreziqeve dhe krijimin e kushteve të sigurta të punës;
  • Bashkëpunimi me kontraktorët në fushën e sigurisë dhe përcjellja e realizimit të shërbimeve të tyre;
  • Kontrolli i ofrimit të shërbimeve të sigurisë në objektet e Bankës dhe gjatë transportit të parave;
  • Mbajtja e dokumentacionit të përcaktuar për objektet dhe lokacionet ku Banka ushtron veprimtarinë e saj;
  • Propozimi dhe/ose zbatimi i përmirësimeve;
  • Mentorimi dhe transferimi i njohurive;
  • Mbikëqyrja dhe monitorimi i proceseve të punës në kuadër të përgjegjësive të pozitës;
  • Pjesëmarrja në projekte ekipore dhe grupe pune.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 28 tetor 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet