KosovaJob
Nextlift ULTRA

Asistent Teknik (Mekatronikë / Elektrik) (2), Asistent Teknik Praktikant (2), Mjeshtër për Montimin dhe Mirëmbajtjen e Ashensorëve (2)

Lokacioni Ka skaduar!
Kjo shpallje ka skaduar — aplikimet janë mbyllur.
	 	 
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal

NEXTLIFT LLC

Distributor Zyrtar i Brendit ORONA për Kosovë

SHPALLJE PUNE

Nextlift LLC, me seli në Prishtinë dhe me operim në të gjithë territorin e Kosovës, është kompani e specializuar në instalimin, mirëmbajtjen dhe modernizimin e ashensorëve. Si distributor zyrtar i brendit ndërkombëtar Orona për Kosovë, Nextlift LLC ju ofron jo vetëm një mjedis pune profesional, por edhe trajnime të vazhdueshme, si lokale, ashtu edhe në qendrën e prodhuesit Orona Ideo, për zhvillimin e karrierës suaj në fushën teknike.

Jemi në kërkim të stafit të motivuar dhe të dedikuar për t'iu bashkuar ekipit tonë në rritje. Nëse dëshironi të ndërtoni një karrierë solide në fushën e ashensorëve dhe teknologjisë, vendi juaj është tek ne!

Pozitat e hapura:

  1. Asistent Teknik (Mekatronikë / Elektrik) 2 Pozita

Kriteret:

  • Përfundim i shkollës teknike në Mekatronikë ose Elektrik, ose nxënës në vitin e 2-të apo 3-të;
  • Seriozitet dhe përkushtim ndaj detyrave;
  • Dëshirë e vërtetë për mësim dhe zhvillim profesional;
  • Aftësi për punë ekipore dhe në terren;
  • Gatishmëri për punë në lartësi dhe kushte të ndryshme mjedisore;
  • Preferohet patentë shoferi kategoria B.
  1. Asistent Teknik Praktikant (Praktikë me Pagesë) - 2 Pozita

Kriteret:

  • Nxënës i shkollës teknike ose dikush i interesuar për zanat teknik;
  • Praktika ofrohet me pagesë nga dita e parë;
  • Trajnim dhe mbështetje gjatë gjithë periudhës së praktikës;
  • Mundësi fitimi përvoje dhe zhvillimi profesional në fushën e ashensorëve;
  • Mundësi punësimi afatgjatë pas përfundimit të praktikës;
  • Gatishmëri për punë në lartësi dhe kushte të ndryshme;
  • Preferohet patentë shoferi kategoria B.
  1. Mjeshter për Montimin dhe Mirëmbajtjen e Ashensorëve - 2 Pozita

Kriteret:

  • Përvojë e dëshmuar në fushën e elektrikës, përfshirë instalimet elektrike dhe sistemet e kontrollit;
  • Aftësi në leximin dhe interpretimin e skemave elektrike të ashensorëve;
  • Përvojë e dëshmuar në montim dhe/ose mirëmbajtje të ashensorëve;
  • Profesionalizëm dhe sens i lartë i përgjegjësisë;
  • Gatishmëri për punë në lartësi dhe kushte të ndryshme mjedisore;
  • Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi;
  • Patentë shoferi kategoria B (e detyrueshme).

Çfarë ofrojmë:

  • Pagë fikse dhe konkurruese + bonuse sipas performancës dhe korrektësisë;
  • Shujta ditore të siguruara nga kompania;
  • Trajnime profesionale lokale dhe trajnime në qendrën e prodhuesit Orona Ideo;
  • Ambient pune profesional, ekip mbështetës dhe mundësi avancimi;
  • Mundësi punësimi afatgjatë për praktikantët më të suksesshëm.

Angazhimi ynë ndaj zhvillimit tuaj:

Nextlift LLC beson fuqimisht se cilësia fillon me njerëzit. Çdo punonjës i ri kalon nëpër një program trajnimi të strukturuar, duke përfshirë trajnime lokale dhe, për pozitat teknike të avancuara, trajnime direkte në qendrën ndërkombëtare të prodhuesit Orona Ideo. Gjithashtu, në bashkëpunim me Orona, Nextlift LLC ka të integruar edhe sistemin e trajnimit online në platformën Moodle, ku stafi njihet hap pas hapi me të gjitha pjesët përbërëse të ashensorit Orona. Ky proces krijon një përvojë të thellë profesionale dhe një kuptim të plotë të standardeve dhe teknologjisë së brendit Orona.

Lokacioni i punës: Projekte në të gjithë Kosovën

Orari: E Hënë - E Premte 08:00-17:00

Aplikacionet dërgohen në:

  • Email: info@nextlift-ks.com
  • Tel: 046 46 46 00
  • Adresa: Isa Kastrati PN, Prishtinë
  • Website: nextlift-ks.com

Bashkohu me ekipin tonë dhe ndërto të ardhmen tënde profesionale me Nextlift LLC!

www.nextlift-ks.com

Afati: ka skaduar · ka skaduar
Aplikimet janë mbyllur
Nextlift
Inxhinieri
0Ndjekës
0Shpallje aktive
Kategoria
Skadon (Ka skaduar!)
Orari
Lokacioni