Vende të lira pune
“OLTI TRASING” SH.P.K.
Prishtinë, 10 000, Republika e Kosovës
KONKURS PUBLIK PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS
Kompania “Olti Trasing” SH.P.K., me qëllim të zgjerimit dhe zhvillimit të veprimtarisë së saj, shpall konkurs publik për rekrutimin e kuadrove profesionale në fushën e ndërtimtarisë, për pozitat si në vijim:
1. DREJTOR TEKNIK – MENAXHER I PROJEKTEVE NDËRTIMORE (INXHINIER I NDERTMTARISE –STATIK)
Kriteret dhe kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Master në Fakultetin e Ndërtimtarisë, drejtimi Konstruktiv – Statikë;
- Së paku gjashtë (6) vite përvojë pune profesionale pas përfundimit të studimeve Master;
- Licencë profesionale të vlefshme për fushën përkatëse – kriter i detyrueshëm;
- Përvojë të dëshmuar në udhëheqjen, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e projekteve të mëdha ndërtimore;
- Referenca profesionale dhe dëshmi për projektet e mëparshme të realizuara ose të menaxhuara;
- Njohuri të avancuara në programe profesionale për projektim dhe kalkulime statike (AutoCAD, Revit, ETABS, SAP2000 etj.);
- Patentë shoferi të kategorisë B.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Udhëheqja teknike e kompanisë, planifikimi dhe menaxhimi i projekteve ndërtimore, organizimi dhe koordinimi i ekipeve profesionale, mbikëqyrja e realizimit të punimeve, kontrolli i cilësisë, kostove dhe afateve të realizimit të projekteve, si dhe raportimi te menaxhmenti i kompanisë.
Kushtet dhe përfitimet:
- Pagë mujore minimale 2,000.00 euro, me mundësi negocimi për kushte më të favorshme;
- Automjet i kompanisë në shërbim të pozitës;
- Kontratë pune dhe mundësi punësimi afatgjatë.
2. INXHINIER I NDËRTIMTARISË – DREJTIMI KONSTRUKTIV (STATIKË)
Kriteret dhe kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare Bachelor apo Master në Fakultetin e Ndërtimtarisë, drejtimi Konstruktiv – Statikë;
- Licencë profesionale të vlefshme për fushën përkatëse – kriter i detyrueshëm;
- Përvojë pune në fushën përkatëse dhe në mbikëqyrjen e projekteve ndërtimore;
- Referenca profesionale dhe dëshmi për angazhimet dhe projektet e mëparshme;
- Njohuri në programe profesionale për projektim dhe kalkulime statike (AutoCAD, ETABS, SAP2000 etj.);
- Patentë shoferi të kategorisë B.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Përgatitja dhe shqyrtimi i dokumentacionit teknik, kalkulimet dhe analizat statike sipas kompetencave profesionale, mbikëqyrjen dhe zbatimin e projekteve ndërtimore, koordinimi me ekipet profesionale dhe përcjellja e cilësisë së punimeve.
Kushtet dhe përfitimet:
- Pagë mujore 1,500.00 euro neto, me mundësi negocimi për kushte më të favorshme;
- Kontratë pune dhe mundësi punësimi afatgjatë;
- Automjet i kompanisë në shërbim të pozitës;
- Ambient profesional dhe mundësi për zhvillim profesional.
3. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë:
- CV-në (Curriculum Vitae);
- Kopjen e diplomës universitare;
- Kopjen e licencës profesionale të vlefshme;
- Dëshmi për përvojën e punës;
- Referenca profesionale për projektet e mëparshme;
- Kopjen e patentë shoferit të kategorisë B.
Aplikimet dërgohen në adresën elektronike: apliko.benidona@hotmail.com; për informata shtesë: 045 500 540.
Në subjektin e e-mailit duhet të shënohen emri dhe mbiemri i kandidatit, si dhe pozita për të cilën aplikon.
Afati i aplikimit: 16.11.2026 – 30.11.2026.
Vërejtje: Aplikacionet e pakompletuara ose që nuk përmbushin kriteret e përcaktuara mund të mos merren në shqyrtim. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në fazën e ngushtë do të ftohen për intervistë.
“Olti Trasing” SH.P.K. rezervon të drejtën e përzgjedhjes së kandidatëve që përmbushin më së miri kriteret profesionale dhe nevojat e kompanisë.
“OLTI TRASING” SH.P.K.
Prishtinë, Republika e Kosovës Data: 16.11.2026