KosovaJob
ERK CONSTRUCTION INC PREMIUM+E re

Inxhinier/e (Profile të Ndryshme Profesionale)

Lokacioni Ferizaj Orari Full Time Kategoria Inxhinieri Skadon më 18 dhjetor 2026
	 	 

KONKURS PËR PUNËSIM 

ERK CONSTRUCTION INC. – DEGA NË KOSOVË 

Pozita: Inxhinier/e – Profile të ndryshme profesionale 

Vendi i punës: Ferizaj, Republika e Kosovës 

Forma e punës: Me prezencë fizike, hibride dhe në distancë, varësisht nga kërkesat e projekteve. Përvoja e kërkuar: Minimum 5 (pesë) vite përvojë profesionale pas diplomimit. Afati i aplikimit: 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga data e publikimit të konkursit. 

RRETH KOMPANISË 

ERK CONSTRUCTION INC. – Building Strong 

ERK CONSTRUCTION INC. është kompani kanadeze, e themeluar në vitin 2018, e specializuar  në ofrimin e shërbimeve profesionale të ndërtimit dhe realizimin e projekteve ndërtimore me  standarde të larta të cilësisë. 

Me mbi 40 vite përvojë të përbashkët të ekipit profesional, kompania ka zhvilluar ekspertizë  të gjerë në realizimin e projekteve komerciale dhe ndërtimore në provincat Alberta dhe British  Columbia të Kanadasë. 

Kompania ushtron aktivitetin e saj edhe në Republikën e Kosovës përmes ERK  CONSTRUCTION INC. – Dega në Kosovë, duke synuar zgjerimin e aktiviteteve, zhvillimin e  kapaciteteve profesionale dhe realizimin e projekteve sipas standardeve bashkëkohore dhe  ndërkombëtare. 

Në kuadër të zgjerimit të ekipit profesional, kompania shpall konkurs për angazhimin e  profesionistëve nga profilet e mëposhtme inxhinierike. 

1. POZITAT DHE KUALIFIKIMET PROFESIONALE 

a) Inxhinier i diplomuar i Ndërtimtarisë – drejtimi Konstruktiv 

  • Minimum 5 (pesë) vite përvojë pune profesionale pas diplomimit. 
  • Të jetë i certifikuar si ekspert për Siguri dhe Shëndet në Punë nga ministria kompetente  për punën, përkatësisht MPMS/MFPT, sipas kompetencave përkatëse. 
  • Të posedojë certifikim si specialist për organizimin dhe menaxhimin e kantierit në  ndërtim, të lëshuar nga një trup certifikues i akredituar dhe me akreditim aktiv. 

b) Inxhinier i diplomuar i Ndërtimtarisë – drejtimi Hidroteknik

  • Minimum 5 (pesë) vite përvojë pune profesionale pas diplomimit. 
  • Të jetë i certifikuar si ekspert për Siguri dhe Shëndet në Punë nga ministria kompetente  për punën, përkatësisht MPMS/MFPT, sipas kompetencave përkatëse. 
  • Të posedojë certifikim si specialist për organizimin dhe menaxhimin e kantierit në  ndërtim, të lëshuar nga një trup certifikues i akredituar dhe me akreditim aktiv. 

c) Master i Shkencave Teknike – drejtimi Gjeoteknikë 

  • Diplomë Master në Shkenca Teknike, drejtimi Gjeoteknikë. 
  • Minimum 5 (pesë) vite përvojë pune profesionale pas diplomimit. 

d) Inxhinier i diplomuar i Makinerisë – drejtimi Termoenergjetikë 

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike, drejtimi Termoenergjetikë. ∙ Minimum 5 (pesë) vite përvojë pune profesionale pas diplomimit. 

e) Inxhinier i diplomuar i Ndërtimtarisë – drejtimi Hidroteknik 

  • Minimum 5 (pesë) vite përvojë pune profesionale pas diplomimit. 
  • Të posedojë licencë të vlefshme nga ministria kompetente për mjedisin për hartimin e  raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM). 

f) Inxhinier i diplomuar i Gjeodezisë 

  • Diplomë universitare në drejtimin Gjeodezi. 
  • Minimum 5 (pesë) vite përvojë pune profesionale pas diplomimit. 

g) Inxhinier i Arkitekturës 

  • Diplomë universitare në drejtimin Arkitekturë. 
  • Minimum 5 (pesë) vite përvojë pune profesionale pas diplomimit. 

2. ANGAZHIMI NË PUNË DHE DETYRAT SPECIFIKE 

ERK CONSTRUCTION INC. – Dega në Kosovë ofron mundësi angazhimi profesional për  inxhinierë të profileve të ndryshme, në përputhje me nevojat konkrete të projekteve dhe fushën e  ekspertizës së kandidatëve. 

  • Angazhim për detyra specifike profesionale, të përcaktuara paraprakisht nga kompania  për secilin projekt. 
  • Angazhim sipas nevojës, për realizimin e shërbimeve të caktuara inxhinierike, teknike,  projektuese, mbikëqyrëse ose këshilluese. 
  • Mundësi angazhimi me prezencë fizike, në formë hibride ose në distancë, varësisht nga  natyra e detyrës.
  • Kohëzgjatja e angazhimit do të përcaktohet sipas detyrave, afateve dhe kërkesave të  projektit. 
  • Detyrat, përgjegjësitë, rezultatet e pritshme dhe afatet e realizimit do të përcaktohen  paraprakisht në marrëveshjen përkatëse. 
  • Pagesa do të përcaktohet sipas natyrës, kompleksitetit dhe vëllimit të detyrave të  realizuara, në bazë të marrëveshjes ndërmjet palëve. 
  • Mundësi bashkëpunimi dhe angazhimi në projekte të tjera të kompanisë, në varësi të  performancës dhe nevojave të ardhshme. 

3. PROCEDURA E APLIKIMIT 

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë: 

  1. CV-në e përditësuar. 
  2. Letër motivuese. 
  3. Kopje të diplomës universitare. 
  4. Kopje të certifikatave dhe licencave profesionale, sipas kërkesave të pozitës. Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në formatin PDF. 

Aplikimet dërgohen në adresën elektronike: 

info.ks@erkconstruction.ca

Subjekti i emailit: 

Aplikim për pozitën – [Emërtimi i profilit profesional] 

4. AFATI I APLIKIMIT 

Konkursi mbetet i hapur për 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga data e publikimit. 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të  rekrutimit. 

ERK CONSTRUCTION INC. – Dega në Kosovë promovon mundësi të barabarta punësimi për  të gjithë kandidatët. 

ERK CONSTRUCTION INC. – DEGA NË KOSOVË 

Building Strong – Building the Future Together 

Ferizaj, Republika e Kosovës

Afati: 18 dhjetor 2026 · edhe 30 ditë
ERK CONSTRUCTION INC
Ndërtimtari & Patundshmëri
0Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Inxhinieri
Skadon 18/12/26 (30 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Ferizaj