Pozita: Zyrtar/e Financiar,
Lokacioni: Administratë, Lagjja Marigona
Zyrtari/ja Financiar/e do të mbulojë procese të kontabilitetit lidhur me klientë, furnitorë dhe shpenzime operative duke siguruar rakordim të saktë ditor dhe mujor me sistemin kontabël.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi i klientëve dhe arkëtimeve
- Kontrollimi dhe barazimi i dyqaneve në baza ditore
- Rakordimi i gjendjes së Cash dhe POS të arkëtuar me sistemin kontabël
- Kontrollimi dhe rakordimi i raporteve fiskale dhe shitjeve (ditore/mujore)
- Rakordimi i kartelave financiare me klientë dhe furnitorë
- Përcjellja e limiteve dhe saldove të klientëve, si dhe klientëve me saldo kreditore
- Kontaktimi i klientëve për detyrime dhe skadime të garancioneve
- Regjistrimi i klientëve të rinj në sistem
Menaxhimi i furnitorëve dhe shpenzimeve:
- Kontrollimi dhe regjistrimi i faturave të shpenzimeve
- Verifikimi i faturave në përputhje me kontratat dhe nivelet e aprovimit
- Shpërndarja e shpenzimeve sipas njësive përkatëse të kostos
- Vendosja e afateve të pagesës sipas kushteve kontraktuale
- Kontrollimi i shpenzimeve me TVSH jo të zbritshme, konform ligjit
- Regjistrimi i credit notave nga furnitorët
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fushë të ngjashme.
- Përvojë pune 1–3 vjet në pozita të ngjashme (avantazh përvoja në kontabilitet)
- Njohuri të mira të Excel-it
- Njohja e ndonjë sistemi ERP/kontabël përbën avantazh
- Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi organizative
- Aftësi komunikuese.
Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në adresën elektronike: hr@neptun-ks.com ose permes butonit te meposhtem
