KONKURS
ANALIST I BLERJES
Analisti i Blerjes është përgjegjës për analizimin, planifikimin dhe mbështetjen e proceseve të blerjes për sektorët Meremetim, Instalime dhe Sanitari, duke analizuar çmimet, kostot, shitjet, stokun, furnitorët dhe performancën e produkteve.
Qëllimi i pozitës është të sigurojë që vendimet e blerjes për sektorët përkatës të bazohen në të dhëna të sakta, kërkesën e tregut dhe performancën komerciale, duke kontribuar në optimizimin e kostove, nivelit të stokut, marzhës dhe profitabilitetit të kompanisë.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE
- Analizon të dhënat e blerjeve, shitjeve, stokut, çmimeve dhe marzhës për produktet dhe kategoritë përkatëse;
- Përgatit analiza periodike mbi performancën e produkteve, kategorive dhe furnitorëve;
- Analizon çmimet e blerjes dhe ndryshimet e tyre dhe identifikon devijimet apo rritjet e pajustifikuara të kostove;
- Hulumton tregun, analizon çmimet dhe kostot përcjellëse të blerjes (transporti, taksat etj);
- Negocion çmimet dhe kushtet tjera të blerjes sipas politikave të kompanisë;
- Krahason ofertat dhe kushtet komerciale të furnitorëve dhe përgatit analiza krahasuese për vendimmarrje;
- Analizon raportin ndërmjet çmimit të blerjes, çmimit të shitjes, marzhës dhe profitabilitetit;
- Monitoron nivelin dhe qarkullimin e stokut dhe identifikon produktet me qarkullim të ulët, stok të tepërt apo rrezik për mungesë;
- Monitoron realizimin e porosive dhe evidenton vonesat, mospërputhjet apo problemet me furnizimin;
- Mban dhe përditëson bazën e të dhënave të furnitorëve, artikujve, çmimeve dhe kushteve komerciale;
- Kontrollon dhe analizon ndryshimet në çmimet hyrëse dhe ndikimin e tyre në marzhë;
- Identifikon mundësi për uljen e kostove dhe përmirësimin e kushteve të blerjes;
- Mbështet procesin e negocimit me furnitorët përmes përgatitjes së analizave dhe të dhënave relevante;
- Kontrollon nëse kushtet e dakorduara me furnitorët reflektohen në porosi, dokumentacion dhe faturim;
- Bashkëpunon me departamentin e shitjes dhe menaxhmentin për identifikimin e produkteve me potencial të lartë apo performancë të dobët;
- Bashkëpunon me logjistikën dhe magazinën për optimizimin e nivelit të stokut;
- Përgatit raporte javore, mujore dhe analiza sipas kërkesës së menaxhmentit;
- Siguron saktësinë dhe konsistencën e të dhënave që përdoren në analizat e blerjes;
- Jep rekomandime konkrete për optimizimin e blerjeve, kostove dhe stokut;
- Kryen detyra të tjera profesionale që lidhen me fushën e blerjes dhe analizës, sipas kërkesës së menaxhmentit.
KUALIFIKIMET DHE KRITERET
Kandidati/ja duhet të ketë:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financa, Menaxhim, Administrim Biznesi, Logjistikë, Inxhinieri Industriale ose fusha të ngjashme;
- Përvojë pune në blerje, analizë të të dhënave, financa, controlling, retail ose pozita të ngjashme konsiderohet përparësi;
- Njohuri shumë të mira të Microsoft Excel;
- Aftësi të avancuara numerike dhe analitike;
- Aftësi për të interpretuar të dhënat dhe për t'i shndërruar ato në rekomandime konkrete për biznesin;
- Kuptim të mirë të kostos, marzhës, profitabilitetit dhe menaxhimit të stokut;
- Aftësi të mira në përgatitjen dhe prezantimin e raporteve;
- Njohja e gjuhës angleze në nivel të avancuar, në të folur dhe në të shkruar – kusht i domosdoshëm;
- Aftësi për komunikim profesional dhe zhvillim të korrespondencës në gjuhën angleze me furnitorë dhe partnerë ndërkombëtarë;
AFTËSITË DHE KOMPETENCAT
Kërkojmë një kandidat/e që karakterizohet nga:
- Mendim analitik dhe logjik;
- Saktësi dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve;
- Aftësi për të punuar me numra dhe sasi të mëdha të të dhënave;
- Aftësi për të identifikuar probleme dhe për të propozuar zgjidhje;
- Orientim drejt rezultateve dhe optimizimit të kostove;
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhim të prioriteteve;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
- Komunikim dhe bashkëpunim profesional ndërmjet departamenteve;
- Aftësi për të punuar nën presion dhe brenda afateve;
- Integritet, përgjegjësi dhe konfidencialitet në trajtimin e të dhënave komerciale.
KUSHTET E PUNËS DHE KOMPENSIMI
Paga për pozitën është e negociueshme dhe përcaktohet me marrëveshje, në varësi të profilit profesional të kandidatit/es.
APLIKIMI
Kandidatët e interesuar ftohen të aplikojnë duke dërguar CV-në, së bashku me dokumentacionin relevant që dëshmon kualifikimin dhe përvojën profesionale, në adresën elektronike hr@bau-holding.eu
Në titull të aplikimit të shënohet:
“Aplikim – Analist i Blerjes”
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazën e intervistimit.
BAU Market L.L.C. inkurajon aplikimin e kandidatëve që kanë orientim të fortë analitik, aftësi për të punuar me të dhëna dhe interes për të ndërtuar karrierë në fushën e blerjes dhe analizës komerciale.