Shpallje Pune: Specialiste e Shitjes dhe Zhvillimit të Biznesit | Estetikë Mjekësore
Përfaqëso brende ndërkombëtare dhe zhvillo karrierën përmes rezultateve, bonuseve dhe trajnimeve jashtë vendit.
E themeluar në vitin 2010, EEV Group është kompani e specializuar në distribuimin e pajisjeve dhe produkteve për mjekësi dhe estetikë, me veprimtari në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Përmes portofolit të brendeve ndërkombëtare, edukimit profesional dhe mbështetjes teknike, u ofrojmë klinikave dhe profesionistëve zgjidhje që mbështesin zhvillimin e praktikës së tyre.
Për zgjerimin e ekipit tonë, kërkojmë një Specialiste të Shitjes dhe Zhvillimit të Biznesit me përvojë të dëshmuar, e cila di të identifikojë mundësi biznesi, të ndërtojë besim dhe t’i shndërrojë takimet në marrëveshje.
Roli yt
- Identifikon klientë të rinj dhe zhvillon marrëdhëniet me klinikat, mjekët dhe qendrat estetike.
- Planifikon vizita në terren dhe prezantime profesionale të produkteve dhe pajisjeve.
- Kupton nevojat e klientëve, propozon zgjidhje, përgatit oferta dhe negocion deri në përfundimin e shitjes.
- Bashkëpunon me ekipin teknik dhe të edukimit për demonstrime, workshop-e dhe mbështetje pas shitjes.
- Ndjek objektivat, mundësitë aktive të shitjes, porositë dhe raportimin e rezultateve.
Profili që kërkojmë
- 2–3 vjet përvojë pune në shitje, me rezultate konkrete në arritjen e objektivave.
- Përvoja në shitje B2B, pajisje mjekësore, farmaceutikë apo estetikë përbën përparësi.
- Aftësi të shkëlqyera prezantimi, negocimi dhe ndërtimi të marrëdhënieve profesionale.
- Iniciativë, organizim, përgjegjësi dhe aftësi për punë të pavarur e në ekip.
- Paraqitje profesionale, gatishmëri për punë në terren dhe leje drejtimi të kategorisë B.
Çfarë ofrojmë
- Kompensim konkurrues dhe bonuse të lidhura me performancën.
- Trajnime jashtë vendit pranë kompanive prestigjioze ndërkombëtare për produktet, teknologjitë dhe zhvillimet në estetikën mjekësore.
- Mundësinë për të përfaqësuar një portofol të specializuar të brendeve ndërkombëtare.
- Trajnim të strukturuar për produktet, pajisjet dhe procesin e shitjes.
- Mbështetje nga menaxhmenti, ekipi teknik dhe profesionistët e edukimit, si dhe mundësi për avancim bazuar në rezultate.
Si të aplikosh
Dërgo CV-në në eevshpk@gmail.com ose përmes butonit "Apliko këtu"
Subjekti i emailit: Specialiste e Shitjes – [Emri Mbiemri]
Afati i aplikimit: 18.10.2026
