1
Ndërto Karrierën Tënde në LPP – Pesë Brende, Një Ekip, Mundësi të Pafundme

Ndërto Karrierën Tënde në LPP – Pesë Brende, Një Ekip, Mundësi të Pafundme

	 	 

Në LPP, moda është shumë më tepër sesa produktet që krijojmë dhe prezantojmë. Ajo është një mënyrë për të shprehur personalitetin, kreativitetin dhe pasionin tonë. Përmes pesë brendeve tona ne u ofrojmë klientëve stile të ndryshme, ndërsa punonjësve tanë mundësi të shumta për zhvillim profesional dhe personal.

Megjithëse secili brend ka identitetin e vet unik, të gjithë bashkohen nga e njëjta kulturë organizative dhe të njëjtat vlera që na udhëheqin çdo ditë.

 

Kultura Jonë - Thelbi i Gjithçkaje që Bëjmë

Ne jemi njerëz të ndryshëm me ide, përvoja dhe perspektiva të ndryshme. Pikërisht kjo na bën më të fortë si ekip. Në një botë që ndryshon vazhdimisht, ne besojmë se suksesin e arrijmë duke punuar me shpejtësi të mençur, duke marrë vendime me përgjegjësi dhe duke pasur guximin të provojmë gjëra të reja.

Kultura jonë mbështetet në katër vlera themelore:

Brendet Tona – Mundësi të Ndryshme për Talente të Ndryshme

Reserved – Elegancë Moderne dhe Profesionalizëm

Reserved përfaqëson stilin bashkëkohor, cilësinë dhe elegancën e përditshme. Puna në këtë brend ofron një ambient profesional dhe dinamik, ku vëmendja ndaj detajeve dhe standardet e larta janë pjesë e përditshmërisë. Reserved është një vend ku talenti zhvillohet dhe ku idetë e reja vlerësohen.

Cropp – Kreativitet dhe Vetë-Shprehje

I frymëzuar nga kultura urbane, muzika dhe arti, Cropp është brendi ku kreativiteti merr jetë. Ambienti energjik dhe rinor inkurajon individualitetin dhe iniciativën. Këtu, punonjësit kanë mundësi të eksperimentojnë, të mësojnë dhe të kontribuojnë me perspektivat e tyre unike.

House – Energji Pozitive dhe Bashkëpunim

House është i ndërtuar mbi spontanitetin, trendet dhe individualitetin. Ekipet punojnë në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, ku idetë e reja mirëpriten dhe ku secili ka mundësinë të japë kontributin e tij në krijimin e një eksperience të veçantë për klientët.

Mohito – Elegancë dhe Kujdes ndaj Detajeve

Mohito sjell një qasje të sofistikuar ndaj modës dhe stilit. Puna në këtë brend zhvillohet në një ambient profesional, ku estetika, cilësia dhe përvoja e klientit janë në fokus. Mohito ofron mundësi për të zhvilluar kreativitetin dhe ekspertizën në një mjedis që vlerëson profesionalizmin.

Sinsay – Dinamizëm dhe Zhvillim i Vazhdueshëm

Sinsay është brendi që kombinon trendet moderne me prakticitetin dhe aksesueshmërinë. Me ritëm të shpejtë dhe energji të vazhdueshme, ai krijon një ambient ku mësimi, adaptimi dhe zhvillimi profesional janë pjesë e përditshme e punës.

Pse të Ndërtosh Karrierën në LPP?

Në LPP, nuk ofrojmë vetëm vende pune. Ne krijojmë mundësi për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të ndërtuar një karrierë afatgjatë në një kompani ndërkombëtare të modës.

Punonjësit tanë përfitojnë:

  • Ambient pune bashkëpunues dhe ndërkombëtar.
  • Mundësi reale për zhvillim dhe avancim profesional.
  • Hapësirë për kreativitet, iniciativa dhe ide të reja.
  • Përvoja në pesë brende me identitete të ndryshme.
  • Benefite të ndryshme, përfshirë 25% zbritje në të gjitha brendet e LPP.

Më Shumë se Një Vend Pune

Ajo që na bashkon nuk janë vetëm objektivat e biznesit, por njerëzit. Ne besojmë se sukseset më të mëdha arrihen kur punojmë së bashku, kur mbështesim njëri-tjetrin dhe kur secili ka mundësinë të japë më të mirën e tij. Nëse po kërkon një vend ku mund të zhvillosh aftësitë e tua, të ndërtosh karrierën dhe të bëhesh pjesë e një kulture të bazuar në pasion, ambicie, sukses dhe besim, atëherë LPP është vendi i duhur për ty.

📲 Për më shumë, na ndiqni në Instagram dhe LinkedIn për të parë nga afër punën tonë dhe aktivitetet që organizohen në kompaninë tonë.


 

Kërko LPPKOSOVO PEOPLE dhe bëhu pjesë e komunitetit tonë!

 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet