1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita: Zyrtar Ligjor dhe I Pajtueshmërisë

Data e publikimit: 20.10.2026

Rreth nesh:

Moneta është institucion financiar jobankar (IFJB), kompani lidere në Kosovë me seli në Prishtinë, e specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare. E licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe MoneyGram International, Moneta ofron shërbimet e transferit të parave dhe shërbimin e pagesave nëpërmjet rrjetit të saj të agjentëve anembanë Kosovës.

Rreth pozitës:

Jeni gati për të nisur një udhëtim sfidues dhe domethënës në MONETA?

Ne jemi në kërkim të një kolegu/e të përkushtuar, profesional dhe të motivuar për t’u bashkuar me ekipin tonë në Njësinë Ligjore dhe Pajtueshmërisë.

Kandidati/ja i/e përzgjedhur do të jetë përgjegjës/e për mbështetjen ligjore të kompanisë, monitorimin e pajtueshmërisë me legjislacionin në fuqi si dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Pozita përfshin gjithashtu ushtrimin e funksionit të Zëvendës Zyrtarit/es të AML-së gjatë mungesës ose pamundësisë së Zyrtarit/es përgjegjës/e për AML dhe Pajtueshmëri, në përputhje me autorizimet dhe kërkesat ligjore në fuqi.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Ndërmerr veprime ligjore brenda autorizimeve dhe përgjegjësive të deleguara nga menaxhmenti i lartë.
  • Harton kontrata, marrëveshje, vendime, shkresa dhe dokumente të tjera ligjore të kërkuara nga menaxhmenti.
  • Ofron opinione dhe këshilla ligjore për çështjet që lidhen me veprimtarinë e kompanisë dhe marrëdhëniet me palët e treta.
  • Shqyrton dokumentacionin ligjor dhe vlerëson përputhshmërinë e tij me legjislacionin në fuqi dhe vendimet e organeve kompetente të kompanisë.
  • Harton vendime, padi, propozime, mjete juridike dhe shkresa të tjera ligjore, sipas nevojës dhe autorizimeve përkatëse.
  • Përcjell ndryshimet në ligje dhe akte nënligjore që ndikojnë në veprimtarinë e kompanisë dhe informon menaxhmentin për kërkesat përkatëse.
  • Ndihmon në hartimin, rishikimin dhe përditësimin e politikave, procedurave dhe akteve të brendshme të kompanisë, në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullative.
  • Kryen detyra të tjera që lidhen me fushëveprimin e pozitës, sipas kërkesës së mbikëqyrësit direkt.Mbështet zbatimin e kërkesave ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale, përfshirë bashkëpunimin me Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP).
  • Bashkëpunon me menaxhmentin dhe departamentet përkatëse për trajtimin e çështjeve ligjore dhe rregullative.

Përgjegjësitë si Zëvendës Zyrtar i AML-së:

  • Mbështet zbatimin dhe monitorimin e politikave dhe procedurave për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (AML/CFT).
  • Analizon transaksionet për identifikimin e aktiviteteve të pazakonta ose të dyshimta dhe mbështet raportimin në NJIF-K, sipas kërkesave ligjore.
  • Monitoron zbatimin e procedurave të AML/CFT në pikat vetanake dhe te agjentët e kompanisë.
  • Pranon dhe trajton kërkesat për të dhëna të transaksioneve nga NJIF-K, AKI, BQK, gjykatat dhe autoritetet e tjera kompetente.
  • Menaxhon evidencat dhe arkivin lidhur me raportimin në NJIF-K.
  • Organizon trajnime për punonjësit dhe agjentët për çështjet e AML/CFT dhe përgatit së paku dy herë në vit raporte për aktivitetet e realizuara në këtë fushë.
  • Ushtron detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrtares së AML-së gjatë mungesës ose pamundësisë së saj për të ushtruar funksionin, në përputhje me autorizimet dhe kërkesat ligjore në fuqi.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Diplomë universitare në fakultetin Juridik e obliguar;
  • Përvojë në fushën ligjore, pajtueshmërisë ose AML/CFT së paku 2 vite.
  • Njohuri të legjislacionit në fuqi dhe kërkesave rregullative për institucionet financiare jobankare.
  • Aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikuese.
  • Integritet profesional, konfidencialitet dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe me shkrim;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira në përdorimin e Microsoft Office

Cfarë ofrojmë ne?

  • Pagë konkurruese në treg, në përputhje me përvojën dhe kualifikimet e kandidatit/es.
  • Shujtë ditore.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
  • Mjedis profesional dhe mundësi për të fituar përvojë në fushën ligjore dhe atë të shërbimeve financiare.

Lokacioni: Prishtinë

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në hr@monetaks.com ose permes butonit te meposhtem

duke vendosur titullin e pozitës në të cilën aplikoni, “Zyrtar Ligjor dhe Pajtueshmëri”.

Afati i fundit për aplikim: 31.10.2026

Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfindencialitet të lartë.  Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet