KosovaJob
Albert Islami Law Office ULTRA

Praktikant/e Juridike

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Ligj & Legjislacion Skadon më 15 nëntor 2026
	 	 

KONKURS PËR PRAKTIKANT/E JURIDIK/E 

Zyra e Avokatit Albert Islami në Prishtinë kërkon praktikant/e juridik/e me angazhim të plotë, për praktikën e avokatisë sipas Statutit të Odës së Avokatëve të Kosovës. 

Praktika zhvillohet nën udhëheqjen e avokatit, i cili e mentoron praktikantin në të gjitha lëmitë juridike. Pozita fillon me një periudhë provë prej 3 (tre) muajsh. 

Detyrat kryesore: ndihmë në përgatitjen e dosjeve dhe lëndëve nën udhëheqjen e avokatit, kërkime ligjore, hartimin e dokumenteve dhe korrespondencës nën kontrollin e avokatit, mbajtjen e dosjeve dhe raportimin mbi punën e kryer. Praktikanti nuk kryen punë të  avokatisë në mënyrë të pavarur. 

Kërkesat: 

  • Diplomë e Fakultetit Juridik, ose student/e i/e vitit të fundit. Përparësi kanë kandidatët me provimet e përfunduara. 
  • Gatishmëri për regjistrim në Regjistrin e praktikantëve të Odës së Avokatëve të Kosovës, sipas kushteve ligjore. 
  • Njohuri të punës me kompjuter dhe me Microsoft Office. 
  • Njohuri të gjuhës angleze, në të folur dhe të shkruar. 
  • Aftësi për kryerjen e punëve juridike, me mundësi të mësohen në vend. 
  • Aftësi për mbajtjen e dosjeve dhe lëndëve, dhe për hartimin e raporteve dhe korrespondencës. 
  • Gjykim të mirë në respektimin e autorizimeve dhe në mbrojtjen e konfidencialitetit, si detyrim ligjor dhe etik i profesionit të avokatisë. 

Vendi i punës: Prishtinë. 

Ofrojmë: mjedis pune profesional, mentorim nga avokati, përvojë në lëndë reale dhe  zhvillim karriere. Kushtet financiare dhe orari sqarohen gjatë intervistës. 

Aplikimi: CV dhe letër motivuese (në anglisht ose shqip), që sqarojnë kualifikimet,  përvojën dhe përshtatshmërinë për pozitën, dërgohen vetëm me email në info@avokatia.eu deri më 15 Nëntor 2026.
Për intervistë do të ftohen vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet  në masën më të lartë. Të dhënat personale përdoren vetëm për përzgjedhjen dhe trajtohen sipas ligjit në fuqi.

Afati: 15 nëntor 2026 · edhe 6 ditë
Albert Islami Law Office
Ligj & Legjislacion · Prishtinë
3Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Ligj & Legjislacion
Skadon 15/11/26 (6 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë