1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PËR PUNË

Kompania: MONDO CAFFE
Lokacioni: Ferizaj

MONDO CAFFE shpall konkurs për vende të lira të punës:

  • Menaxher/e i/e Pikës
  • Zëvendës Menaxher/e i/e Pikës

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhimi i përditshëm i pikës së shitjes.
  • Organizimi dhe udhëheqja e ekipit.
  • Sigurimi i standardeve të larta të shërbimit ndaj klientëve.
  • Mbikëqyrja e stokut, shitjeve dhe proceseve operative.
  • Përgatitja e raporteve dhe realizimi i objektivave të kompanisë.

Kualifikimet:

  • Përvojë e mëparshme në menaxhim ose në pozitë të ngjashme (përparësi).
  • Aftësi të mira organizative dhe udhëheqëse.
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikuese dhe bashkëpunuese.
  • Njohuri bazike të punës me kompjuter.
  • Gatishmëri për punë me orar fleksibil.

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese.
  • Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi në karrierë.
  • Trajnime dhe mbështetje të vazhdueshme.

Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike hr@mondo-ks.com, duke specifikuar në subjekt pozitën për të cilën aplikojnë (Menaxher/e ose Zëvendës Menaxher/e).

Vetëm kandidatët që përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet