Pozitat e Hapuna:
- Kuzhinier/e
- Ndihmës Kuzhinier/e
- Mirëmbajtës/e në Kuzhinë
Pozita: Kuzhinier/e (8 orë)
Paga:
- €650 (Brutto), e negociueshme.
Orari:
- E Hëne - E Premte, prej orës 16:00 - 00:00 (8 orë)
Përgjegjësitë:
- Përgatitja e ushqimeve sipas recetave dhe standardeve të restorantit.
- Organizimi dhe menaxhimi i punës në kuzhinë.
- Sigurimi i higjienës dhe pastërtisë në hapësirat e gatimit.
- Bashkëpunimi me stafin për të siguruar një përvojë të shkëlqyer për klientët.
- Organizon pajisjet dhe stokun në kuzhinë.
- Dëtyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga menaxhmenti.
Kualifikimet:
- Përvojë e mëparshme si kuzhinier/e është e domosdoshme.
- Njohuri të mira për kuzhinën ndërkombëtare/mesdhetare është e preferuar por jo e domosdoshme.
- Aftësi të shkëlqyeshme për punë ekipore dhe nën presion të kohës.
- Përgjegjshmëri e përpikmëri gjatë orarit të punës.
Pozita: Ndihmës Kuzhinier/e (5 orë)
Paga:
- €300 (Brutto), e negociueshme.
Orari:
- E Hëne - E Premte, prej orës 09:00 - 14:00 (5 orë)
Përgjegjësitë:
- Ndihmon kuzhinierin/en në të gjitha punët ditore në kuzhinë.
- Kryen parapërgatitjen e ushqimeve sipas udhëzimeve të kuzhinierit/ës.
- Ndihmon kuzhinierin kryesor në përgatitjen e pjatave.
- Përgatitja e produkteve bazë (prerja e përgatitja e perimeve, mishit, etj.)
- Siguron ruajtjen e standardeve të përcaktuara të kuzhinës dhe higjienës.
- Organizon pajisjet dhe stokun në kuzhinë.
- Dëtyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga menaxhmenti.
Kualifikimet:
- Përparësi kanë kandidatët e trajnuar në fushën e kulinarisë.
- Përvojë pune në kuzhinë si ndihmës kuzhinier/e konsiderohet përparësi.
- Aftësi të shkëlqyeshme për punë ekipore dhe nën presion të kohës.
- Përgjegjshmëri e përpikmëri gjatë orarit të punës.
Pozita: Mirëmbajtës/e në Kuzhinë (4 orë)
Paga:
Orari:
- E Hëne - E Premte, prej orës 20:00 - 00:00 (4 orë)
Përgjegjësitë:
- Larja dhe pastrimi i enëve të kuzhinës.
- Pastrimi i tavolinave të punës dhe pajisjeve të kuzhinës.
- Pastrimi i dyshemesë, dritareve dhe dyerve të restorantit.
- Pastrimi i banjos së restorantit.
- Sigurimi i një mjedisi të pastër dhe të organizuar në cdo kohë gjatë orarit të punës.
- Siguron ruajtjen e standardeve të përcaktuara të kuzhinës dhe higjienës.
- Dëtyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga menaxhmenti.
Kualifikimet:
- Eksperienca e mëparshme është e preferuar, por jo e domosdoshme.
- Përvojë pune në mirëmbajtje të kuzhinës konsiderohet përparësi.
- Aftësi të shkëlqyeshme për punë ekipore dhe nën presion të kohës.
- Përgjegjshmëri e përpikmëri gjatë orarit të punës.
Aplikimi:
Të gjithë personat e interesuar duhet të dërgojnë CV-në në butonin "Apliko Këtu"
