Kompania Mokne Group L.L.C. është kompani e re prodhuese e cila aktivitetet e saja i ka filluar në vitin 2022 ku për qëllim primar ka prodhimin dhe shitjen e ujit natyral të amballazhuar.
Emri Mokne është marrë nga Bjeshkët e Istogut ku njihet për burimet e shumta dhe cilësore të ujit e që na motivon dhe jemi krenarë që ti ofrojm vendit tonë dhe tregut të jashtëm një ujë të këtij niveli.
Ne besojmë në njohjen dhe shpërblimin e punonjësve të jashtëzakonshëm dhe ofrojmë mundësi për rritje dhe avancim brenda kompanisë sonë.
Prandaj nëse keni dëshirë për të qenë pjesë e një kompanie inovative, dinamike dhe profesionale, ju inkurajojmë të aplikoni!
Lokacioni: Istog
Pozita e punës: Laborant/e dhe operator/e në sistemin e filtrimit
Përgjegjësitë Kryesore:
- Kryerja e analizave fiziko-kimike sipas procedurave laboratorike.
- Marrja dhe analizimi i mostrave nga prodhimi.
- Evidentimi dhe raportimi i rezultateve të analizave.
- Mirëmbajtje operative e sistetmit të filtrimit.
- Sigurimi i respektimit të standardeve të cilësisë dhe sigurisë.
- Bashkëpunimi me ekipin e prodhimit për përmirësimin e proceseve.
Kërkesat dhe Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Kimi Inxhinierike ose fushë të ngjashme.
- Përvoja në laborator ose në industri të prodhimit përbën përparësi.
- Njohuri për pajisjet laboratorike dhe standardet e kontrollit të cilësisë.
- Aftësi të mira organizative dhe punë në ekip.
- Të ketë gatishmëri për punë me ndërrime, sipas nevojave të kompanisë.
Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre fzikisht në fabrikë apo në adresën elektronike: hr@mokne.com ose duke aplikuar përmes butonit ‘’Apliko këtu’’.
Pse të zgjidhni Mokne Group L.L.C.?
- Avancimi i karrierës: Ne vlerësojmë talentin dhe përkushtimin e punonjësve tanë. Punetorët e jashtëzakonshëm do të kenë mundësinë për të avancuar karrierën e tyre brenda kompanisë tonë.
- Ne ofrojmë një rrugë të qartë dhe të strukturuar për karrierën, duke ju lejuar të arrini nivele të reja në aspektin profesional.
- Pagat dhe benefitet: Ne ofrojmë paga dhe benefite të konkurrueshme për të tërhequr, mbajtur dhe zhvilluar talentët më të mirë.
- Zhvillimi profesional: Ne besojmë në mësimin e vazhdueshëm dhe rritjen personale duke ofruar programe trajnimi dhe seminare për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë tuaja.
- Ambienti inovativ i punës: Bashkohuni me një ekip profesionistësh të pasionuar pas kulturës bashkëpunuese. Inkurajojmë kreativitetin, iniciativën dhe ndarjen e ideve për të ndihmuar suksesin e kompanisë sonë.
