Asistent/e Personal/e i/e Drejtoreshës së Përgjithshme
Asistent/e Personal/e e Drejtoreshës së Përgjithshme
Misbah & Friends – Shkolla e Muzikës dhe Artit
Lokacioni: Prishtinë
Misbah & Friends, në kuadër të zgjerimit dhe avancimit të strukturës organizative, kërkon një person të përgjegjshëm, të organizuar, dinamik dhe profesional për pozitën e Asistentit/es Personal/e të Drejtoreshës së Përgjithshme.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Organizimi dhe menaxhimi i agjendës ditore të drejtoreshës;
- Koordinimi i takimeve dhe aktiviteteve;
- Menaxhimi i komunikimit dhe korrespondencës zyrtare;
- Përgatitja e dokumenteve, raporteve dhe prezantimeve;
- Koordinimi i komunikimit me stafin dhe bashkëpunëtorët e jashtëm;
- Asistimi në organizimin e koncerteve, eventeve dhe projekteve të shkollës;
- Përcjellja e detyrave dhe afateve të përcaktuara nga drejtoria;
- Ruajtja e konfidencialitetit të informacioneve.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe komunikuese;
- Njohje shumë e mirë e gjuhës shqipe dhe angleze, në të folur dhe në të shkruar;
- Njohje e mirë e programeve Microsoft Office;
- Profesionalizëm, korrektësi dhe diskrecion;
- Iniciativë dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht;
- Përvoja në administratë, menaxhim apo pozita të ngjashme përbën përparësi.
Çfarë ofrojmë:
- Ambient pune profesional, kreativ dhe dinamik;
- Bashkëpunim të drejtpërdrejtë me drejtuesit e institucionit;
- Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional;
- Përfshirje në projekte artistike, kulturore dhe organizative.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit të mëposhtëm ose në adresën elektronike:
jetad@misbah-friends.com, me subjektin “Aplikim – Asistent/e Personal/e”.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.