KosovaJob
AMC Corporation ULTRAE re

Administrator i Platformës Rentman

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Administratë Skadon më 10 dhjetor 2026
Apliko tani
	 	 

AMC CORPORATION SH.P.K. KONKURS PUNE

Pozita: Administrator i Platformës Rentman

Vendi i punës: Zyrat e AMC Corporation – Pejton, Prishtinë
Paga fillestare: 700 € / muaj
Orari: I plotë
Fillimi i punës: Janar 2027
Afati i aplikimit: 10.12.2026

Përshkrimi i punës

AMC Corporation SH.P.K. kërkon një person të motivuar dhe të përgjegjshëm për administrimin dhe përdorimin e platformës profesionale Rentman.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Angazhim në mësimin dhe aftësimin profesional për përdorimin e software-it Rentman.
  • Përvetësimi dhe përdorimi i të gjitha funksioneve që ofron platforma Rentman, sipas nevojave të kompanisë.
  • Administrimi digjital i pajisjeve, projekteve, stafit, inventarit dhe proceseve të tjera operative.
  • Regjistrimi, përditësimi dhe mirëmbajtja e të dhënave në platformë.
  • Bashkëpunimi me departamentet e kompanisë për menaxhimin efikas të proceseve të punës.

Kualifikimet

  • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.
  • Gatishmëri për mësim dhe zhvillim profesional.
  • Përgjegjësi, përpikëri dhe aftësi organizative.
  • Përvoja paraprake me Rentman nuk është e domosdoshme.

Paga dhe zhvillimi profesional

Paga fillestare është 700 € në muaj për tre muajt e parë, periudhë gjatë së cilës kandidati do të angazhohet në mësimin, aftësimin dhe përvetësimin profesional të platformës Rentman.

Pas përfundimit të kësaj periudhe, në varësi të njohurive të fituara, aftësisë për përdorim të pavarur të platformës dhe performancës në punë, paga mund të rishikohet dhe të rritet.

Aplikimi

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në përmes butonit të mëposhtëm ose në info@amc-ks.com deri më 10.12.2026.

AMC Corporation SH.P.K.
www.amc-ks.com

Afati: 10 dhjetor 2026 · edhe 22 ditë
Apliko tani
AMC Corporation
Marketing, Reklamim & PR
4Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Administratë
Skadon 10/12/26 (22 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë