KosovaJob
Dauti Komerc Distribution E re

Recepsionist/e, Shitës Ambulant

Lokacioni Ferizaj, Podujevë Orari Full Time Kategoria Administratë Skadon më 6 dhjetor 2026
	 	 

KONKURS PËR PUNË

Kompania “Dauti Komerc” Sh.P.K., me seli në fshatin Gërlicë, Komuna e Ferizajt, shpall konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës në pozitat e mëposhtme:

I. RECEPSIONIST/E

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pritja dhe orientimi profesional i vizitorëve, në përputhje me protokollet dhe rregullat e kompanisë;
  • Mirëmbajtja dhe organizimi i hapësirës së recepsionit;
  • Organizimi dhe koordinimi i aktiviteteve të përditshme të recepsionit;
  • Mbajtja e evidencës së vizitorëve dhe pranimi i telefonatave;
  • Pranimi dhe evidentimi i dërgesave, porosive dhe faturave;
  • Ofrimi i asistencës në çështje administrative dhe teknike, sipas nevojës;
  • Kryerja e detyrave të tjera që ndërlidhen me natyrën e vendit të punës dhe që caktohen nga Menaxhmenti.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
  • Aftësi të mira telefonike dhe organizative;
  • Përvoja paraprake në pozita të ngjashme përbën përparësi.

II. SHITËS AMBULANT – PODUJEVË

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Gjen klientë të rinj dhe mirëmban marrëdhëniet me klientët ekzistues;
  • Realizon shitjen dhe shpërndarjen e produkteve të kompanisë;
  • Viziton pikat e shitjes sipas planit të përcaktuar të punës;
  • Identifikon mundësi të reja për zhvillimin dhe rritjen e shitjeve;
  • Kujdeset për gjendjen teknike dhe mirëmbajtjen e automjetit të kompanisë;
  • Respekton rregullat dhe procedurat e brendshme të kompanisë;
  • Kryen edhe detyra të tjera që ndërlidhen me natyrën e vendit të punës, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Shkollë e mesme e përfunduar;
  • Përvoja e punës në shitje përbën përparësi;
  • Patentë shoferi – Përparësi kategoria C;
  • Përgjegjësi, aftësi të mira komunikimi dhe gatishmëri për punë në terren.

APLIKIMI

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe dokumentet përcjellëse në njërën nga mënyrat e mëposhtme:

  • Përmes emailit: hr@dauti-ks.com

  • Përmes dorëzimit fizik: “Dauti Komerc” Sh.P.K., Magjistralja Ferizaj–Kaçanik, fshati Gërlicë (çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në 16:00).

INFORMATA SHTESË

  • Numri kontaktues: 049-736-933

  • Afati i fundit për aplikim: 06.12.2026.

Afati: 6 dhjetor 2026 · edhe 13 ditë
Dauti Komerc Distribution
Administratë
3Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Administratë
Skadon 06/12/26 (13 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Ferizaj, Podujevë