1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Migros Group SH.P.K. është kompani lidere në distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Me  zgjerimin e vazhdueshëm të kompanisë, po rritet edhe ekipi ynë i punës, andaj ftojmë persona dinamikë,  ambiciozë dhe të motivuar që t’i bashkohen rrugëtimit tonë profesional. 

Migros Group SH.P.K. shpall konkurs për pozitën: 

  • Recepsioniste – Arkëtare 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Mirëpritja dhe orientimi i vizitorëve, 
  • Përgjigjja dhe delegimi i telefonatave, 
  • Shërbimi në marketin e brendshëm të kompanisë, 
  • Mirëmbajtja e recepsionit, 

Kualifikimet e kërkuara: 

  • Njohuri në përdorimin e paketës Microsoft Office, 
  • Njohuri të gjuhës angleze, 
  • Aftësi të mira komunikuese, 
  • Aftësi të mira telefonike dhe organizative, 
  • Përvoja në pozita të ngjashme përbën përparësi. 

Ne ofrojmë: 

  • Kontratë pune në përputhje me legjislacionin në fuqi, 
  • Shujta ditore, 
  • Orar pune: e hënë – e premte. 

Procedura e aplikimit: 

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e e-mailit: hr@migros-group.com ose përmes butonit "Apliko këtu"

Ju lutemi që në subjektin e e-mailit të cekni qartë pozitën për të cilën aplikoni. Aplikimet pa të cekur pozitën do të konsiderohen të pavlefshme. 

Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit

Migros Group SH.P.K. 

Zona Industriale 4 

12000 Prishtinë, Kosovë

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet