Zyrtar/e për Çështje Ligjore dhe Mbështetje Administrative
Zyrtar/e për Çështje Ligjore dhe Mbështetje Administrative
Informacion
Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Njësia për Çështje Ligjore dhe Administrative më datë 23-10-2026 shpall konkurs pune:
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Monitorimin e zbatimit të legjislacionit dhe rregulloreve që rregullojnë sektorin e energjisë elektrike.
- Sigurimin e pajtueshmërisë (compliance) të kontratave dhe procedurave të brendshme me kërkesat ligjore dhe rregullative.
- Asistimin në përgatitjen dhe shqyrtimin e kontratave brenda departamentit.
- Identifikimin e rreziqeve ligjore dhe rregullative, si dhe propozimin e masave parandaluese.
- Hartimin e procedurave, udhëzimeve dhe akteve të brendshme për zbatimin e kërkesave rregullative.
- Ofrimin e opinioneve ligjore dhe rregullative, si dhe pjesëmarrjen në zhvillimin dhe përmirësimin e kornizës ligjore të sektorit të energjisë.
- Përgatitjen, përfaqësimin dhe zhvillimin e procedurave përmbarimore ndaj konsumatorëve të parregulluar, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Mbajtjen dhe përditësimin e bazës së të dhënave për procedurat përmbarimore, duke përfshirë raportimin mbi rrjedhën e procedurave dhe arkëtimet e realizuara.
- Ofrimin e mbështetjes administrative për Zyrën Ligjore, duke përfshirë administrimin e dokumentacionit, arkivimin dhe përgatitjen e raporteve.
- Kryerjen e detyrave të tjera që lidhen me fushëveprimin e pozitës, sipas kërkesës dhe udhëzimeve të Drejtorit të Departamentit.
Kërkesat dhe kualifikimet
- Diplomë universitare në Juridik.
- Minimum 1 vit përvojë pune, me ekspertizë në fushën e çështjeve ligjore dhe rregullative.
- Njohuri të mira të legjislacionit vendor, sidomos në fushën e të drejtës civile, kontraktuale, administrative dhe energjisë elektrike.
- Aftësi për hartimin e dokumenteve ligjore dhe administrative.
- Aftësi të avancuara në përdorim të Microsoft Office dhe/ ose softuer të ngjashëm;
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze;
- Të posedoi patentë shoferi valid dhe aftësi për vozitje.
Dokumentet e kërkuara
Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:
- CV
- Diplomën e kualifikimit
- Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
- Certifikata të trajnimeve të ndjekura
Shënime të Rëndësishme
- KESCO beson në një ambient pune ku talenti, përkushtimi dhe aftësitë janë të vetmet kritere për sukses. Prandaj, inkurajojmë fuqimisht vajzat dhe gratë të aplikojnë për pozitat e hapura të punës. Jemi të përkushtuar ndaj një vendi pune gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të mbështetur në vlera që promovojnë diversitetin dhe fuqizimin e të gjithë punonjësve.
- Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
- Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.