Asistente Administrative (Ferizaj)
KONKURS
Kompania OCM International, hap konkurs për pozitë të lirë:
“Asistente Administrative”
Lokacioni: Ferizaj
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Administrimi dhe menaxhimi i llogarive financiare aktive dhe pasive për kompanitë kliente.
- Përgatitja, regjistrimi dhe dërgimi i faturave për klientët dhe furnitorët.
- Koordinimi dhe ekzekutimi i pagesave, si dhe menaxhimi i dokumentacionit financiar për furnitorët.
- Menaxhimi i kontratave të qirasë për qendrat tregtare nën menaxhim, në koordinim me menaxherin e sektorit.
- Mbështetje administrative dhe logjistike për menaxhmentin e lartë, sipas nevojave operative të kompanisë.
Kualifikimet dhe Përvoja:
- Të ketë diplomë universitare në: Ekonomi, Banka dhe Financa, Administrim Biznesi apo fusha relevante.
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze (obligative).
- Të ketë përvojë pune minimum 2 vite në administratë.
- Të jetë i/e gatshme për punë dinamike dhe zhvillim profesional.
- Të ketë njohuri të shkëlqyera të programit Microsoft Excel.
- Të ketë shkathtësi në komunikim dhe marrëdhënie me klientët.
Si të aplikoni:
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin e tyre në formë të CV-së në adresën elektronike: hr@ocm-int.com, me titull në subjekt: Asistente Administrative.