1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore.  Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë  që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe inovator. 

Shpallim konkurs për: 

  • BRAND MANAGER 

Përgjegjësitë kryesore: 

  • Përgjegjës për arritjen e objektivave të caktuara dhe komunikimit me partner;
  • Asiston në udhëheqje të ekipës dhe koordinim të punëve; 
  • Bënë analiza të tregut dhe biznesit, anketat për monitorimin e çmimeve, përcaktim të çmimeve dhe  strategjive; 
  • Planifikon, realizon buxhetin dhe asiston në aktivitetet e duhura që ndihmojnë vendosjen e produktit  në treg; 
  • Ndikon në rritjen e vetëdijes për brendin dhe motivon rritjen e kërkeses nga konsumatorët;
  • Përgadit raporte të caktuara për brendin duke përfshi aktivitetet e marketingut dhe rezultatet e  shitjës; 
  • Mbikëqyrë shitjën dhe analizon tregun konkurrues. 

Kushtet e përgjithshme: 

  • Përvojë pune në pozitë të ngjashme; 
  • Preferohet shkollim i lartë professional; 
  • Njohuria e gjuhës Angleze e domosdoshme; 
  • Të ketë njohuri të avansuar kompjuterike si dhe i/e gatshëm për tu aftësuar në programet  kompjuterike të aplikueshme në kompani (MS Word, Excel, etj.); 
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi; 
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup; 

Procedura e Aplikimit: 

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën:  hr@migros-group.com ose permes butonit "Apliko këtu"

Tek subjektite CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita  janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit. 

Migros Group

Zona industriale 4, 12000  Prishtinë, Kosovë

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet