POZITË E LIRË – SHOFER / DISTRIBUTOR
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Drejtimi i automjetit në mënyrë të sigurt, të përgjegjshme dhe profesionale.
- Transporti dhe dorëzimi i mallrave te klientët, sipas planit të përcaktuar të vizitave.
- Kompletimi, ngarkimi dhe shpërndarja e porosive në mënyrë korrekte dhe në kohë.
- Komunikim korrekt, profesional dhe i sjellshëm me klientët.
- Kujdesi dhe mirëmbajtja e automjetit dhe pajisjeve të punës.
- Raportimi në kohë i çdo defekti, problemi apo incidenti tek personi përgjegjës.
- Respektimi i rregullave të qarkullimit dhe procedurave të kompanisë.
Orari i punës
E hënë – E premte: 08:30 – 17:30
E shtunë: 08:30 – 16:00
Çfarë ofrojmë
- Pagë neto: 550 €
- Kontratë të rregullt pune.
- Ambient profesional dhe korrekt pune.
Aplikimi
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe të aplikojnë duke kontaktuar në: +383 44 651 152
Nëse jeni i përgjegjshëm, korrekt dhe i përkushtuar në punë, ju mirëpresim të bëheni pjesë e ekipit tonë.