1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Konkurs

Ndërmarrja Kulinare SHPK me seli në Graçanicë është ndërmarrje që furnizon sektorin e gastronomisë me pajisje dhe vegla hoteliere. Hapim konkurs për të pranuar punëtorë të motivuar për t`iu bashkuar ekipit tonë.

1.       Pozita: Serviser për riparim të pajisjeve elektrike, pajisjeve të ftohjes dhe pajisjeve me gaz (plin)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të riparoj, servisoj dhe mirëmbaj pajisjet elektrike si shporet, skare, furre, friteze, mikrovale, prerëse të ndryshme etj,
  • Të riparoj, servisoj dhe mirëmbaj pajisjet e ftohjes si frigorifere të ndryshëm, makina të akullit etj,
  • Të riparoj, servisoj dhe mirëmbaj pajisjet me gaz (plin) si shporet, skare, friteze
  • Të komunikojë dhe bashkëpunojë me mbikqyrësitë dhe bashkëpunëtorët,
  • Ndjekja e procedurave dhe standardeve të ndërmarrjes për shërbimin e klientëve

Kualifikimet:

  • Të ketë të përfunduar shkollimin në fushën teknike apo ndonjë trajnim relevant
  • Përvojë pune së paku 3 vite në pozitë të ngjashme
  • Të posedoj patentë shoferin e kategorisë B
  • Aftësi të mira komunikuese dhe të shërbimit ndaj klientit
  • Aftësi të mira organizimi dhe planifikimi të punës
  • Të jetë bashkëpunues dhe i gatshëm për punë në ekip
  • Të jetë i motivuar për të ofruar shërbime cilësore

Ne ofrojmë:

  • Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues
  • Pagë konkurruese
  • Kompensim për orët jashtë orarit
  • Kontrata e punës, orari dhe pushimet të rregulluar në bazë të Ligjit të Punës 03/L-212

Konkursi është i hapur deri me 21 shtator 2026.

Kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë CV-në përmes butonit të mëposhtëm ose në e-mail adresën hr@kulinare.com

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet