KosovaJob
Të gjithë artikujt
16 Maj 2024 · 2 min lexim

KosovaJob me AI po e sjell revolucionin e punësimit në Kosovë

Platforma #1 e punësimit në vend, KosovaJob më 23 maj (e enjte) në Swiss Diamond po e organizon ngjarjen në të cilën do të prezantojë produktin më të ri me të cilin synon ta revolucionarizojë mënyrën e punësimit në Kosovë.

KosovaJob me AI po e sjell revolucionin e punësimit në Kosovë
				 	 

Në këtë ditë do të lansohet produkti më i ri i KosovaJob, i cili do t’i ndihmojë punëdhënësit dhe punëkërkuesit të gjejnë njëri-tjetrin vetëm me një klikim brenda platformës #1 të punësimit në vend.

Përgjatë eventit përfaqësuesit e bizneseve/ kompanive do të kenë benefite dhe do t’u demonstrohet mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për të filtruar punonjësit e tyre potencialë. Ekipi i KosovaJob do të jetë aty për të treguar çdo hap që duhet ndjekur. Nga ora 09:00, përfaqësuesit e kompanive kosovare do të kenë mundësi të pinë kafenë e mëngjesit së bashku, si dhe më pas të informohen me gjithçka sa i përket produktit të ri.

Pasdita nga ora 12:00 është e rezervuar për të gjithë punëkërkuesit të cilët do të mund të krijojnë profilet e tyre brenda KosovaJob dhe të bëhen pjesë e së ardhmes së punësimit – mundësisë ideale për të arritur te vendi i tyre i punës pa shumë përpjekje!

Nëse jeni në kërkim të punonjësve të juaj, apo ta gjeni lehtë punën që keni ëndërruar gjithmonë atëherë ju nuk duhet ta humbisni këtë event më 23 maj (e enjte) në Swiss Diamond në Prishtinë.

KONKURSE PËR PUNE

Asistent i Galerisë për Trajtim të Koleksionit
Prishtinë23 ditë
Video Content Strategist - AI Industry
Prishtinë21 ditë
Mësimdhënëse të Gjuhës Gjermane
Gjilan17 ditë
Depoist / Shpërndarës Malli (Parku Industrial, Llazarevë)
Prishtinë11 ditë
Sales Representative (Remote)
Gjithë Kosovën7 ditë
Customer Support Executive (English & German Speaking) (Remote)
Gjithë Kosovën16 ditë